Albspirit

Media/News/Publishing

Rexhep Shahu: Çfarë thotë Sulltan Mehmeti për Shkodrën?

“Shkodra është princeshë e krahinës, kryeqytet i racës shqiptare, syri, fortesa dhe bedena e gjithë mbretërisë, porta e detit Jon dhe Adriatik, bulevardi dhe mburoja e Italisë dhe si pasojë edhe e krishterimit”.

Shkodra numëron nga 26 deri në 30 mijë banorë. Bashkia përbëhet nga 12 anëtarë të zgjedhur nga afro 3 mijë votues. Ka një mijë dyqane në pazar. Qyteti ka dy spitale, njëri për sëmundjet ngjitëse, tjetri i përgjithshëm, me njëqind shtretër; çmimi i krevatit për një ditë është 13 lira. Buxheti i qytetit është i barabartë me një milion franga. Bashkia shumë aktive dhe shumë moderne studion ngritjen e një hidrocentrali duke përdorur ujrat e afërta dhe mbledhjen direkte të taksave të ndriçimit dhe transporteve. Një central i vogël elektrik me motor në esencë lejon të ndriçohet qyteti natën e mbërritjes tonë. Ai është instaluar nga austriakët. Që nga prilli 1921, në Shkodër buka kushton 2 lira oka, mishi 7 deri në 8 lira, krapi 5 korona argjendi kilogrami. Një shtëpi me 10 dhoma, me kopësht, në gjëndje të mirë, jepet me qira 7 deri 8 napolona në muaj. Paga e punëtoreve specialistë arrin 8 deri në 10 lira; ajo e punëtorëve të ndërtimit 20 deri në 22 lira. Ka një zhvillim artistik dhe letrar të rëndësishëm në Shkodër. Dy shoqata grupojnë të rinjtë në seksionet e muzikës, të letërsisë dhe ne e duartrokitëm orkestrën e tyre.

(Nga libri Shqiperia ne 1921 te Justin Godart), Botues: Rexhep Shahu, Shqipëroi: Mirdash Shehu, Sponsor: Flamur Hoxha, redaktor:

Izet Duraku, Shtepia botuese Klubi i Poezise, Tirane).

Please follow and like us: