Takimi i Madh i Anamoravës – 2024, në Vali Ranç të Kosovës: “Shekulli XXI – Shekulli i Shqiptarëve”
Nga Rali LURA, Tiranë
“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, Takim PanShqiptar- Ndërballkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, i organizuar nga “Gazeta e Alpeve” (GA) në bashkëpunim me Lidhjen Shqiptare në Botë (LSHB), u mbajt më 5 tetor 2024, në sallën “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center”, përndryshe i thirrun “Qyteti i Bardhë” ose, siç e quajti dr. Mentor Petrela në kumtimin e tij: “Mini Atlantik City”, në Përplanicë, Vali Ranch, Gjilan, Republika e Kosovës.
Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” nderonin me praninë e tyre 417 të Ftuar Nderi: personalitete diplomatike, akademike, politike, të biznesit, mediave, letërsisë, kulturës, shoqërisë civile etj.: nga Anamorava; Republika e Kosovës, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Kanadaja, Australia, etj.
Kryesia e Këshillit Kombëtar Organizativ të Takimit: Ramiz Tafilaj – Kryetar, Nazmi Jakurti- Nënkryetar i parë, Mentor Petrela- Nënkryetar, Ermina Lekaj- Perlaskaj – Nënkryetare, Ramiz Lushaj- Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit ishte në kryesim të organizimit e mbajtjes së “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.
Moderatorë të Takimit ishin Eni Çobani dhe Nazmi Jakurti. Në Sekretarinë e Takimit ishin: Ismet Azizi (Kryetar), Refik Hasani (Nënkryetar); Faruk Polloshka, Fatime Prelvukaj, Bled Hoxha (antarë).
Mikpritës dhe Sponsor Premium (i Përgjithshëm, Kryesor: për Sallën e Takimit, Koktejl dhe Drekën e Takimit,disa vende/dhoma fjetje në hotelin e tij) Fehmi Fetahi, pronar i “Vali Ranch Resort & Congress Center”.
Fjalën e Hapjes së Takimit e mbajti Ramiz Tafilaj- Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”, Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit. etj. Fjalën kryesore Përshëndetëse e pati av. Nazmi Jakurti- Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit. Fjalën e Mirëseardhjes e mbajti Fehmi Fetahi, Mikpritësi i Takimit, President Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë, për Zvicren dhe investitori më i madh i Zvicres në Kosovë, “Qytetar Nderi” i Gjilanit, etj.
U mbajtën kumtime, si tema: tema: “Shekulli XXI– Shekulli i Shqiptarëve” nga prof. dr. ambassador, Ksenofon Kristafi – Këshilltar i Jashtëm i Presidentit të Shqipërisë, ish Ambasador- Përfaqësues i Shqipërisë në OKB në Gjenevë, ish Sekretar i Përgjithshem i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë; tema: “Pse po ikim…” (për ikjen e trurit nga trojet etnike shqiptare) nga akademik, prof. dr. Mentor Petrela, Antar i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës dhe i disa akademive e asosacioneve europiane e botërore.
Përshendetën “Takimin e Madh të Anamoravës, 2024”: Xhim Xhema- (mesazh elektronik), patrioti e biznesmeni i shquar shqiptaro- amerikan nga Medvegja e Luginës së
Preshevës, lobuesi më i madh për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Kosovës në SHBA; Lazim Destani- (letër përshëndetje) nga Tetova, Maqedoni e Veriut-Gjermani, “Nderi i Kombit”, President Nderi i RRBDSH në Botë, President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare; Nikollë Camaj- (video mesazh), Nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi; Besa Tafilaj- Pinchotti, Uashington D.C. (video mesazh) Drejtore Ekzekutive e Organizatës së Familjeve të Ushtarakëve të Amerikës; Dr. Faton Bislimi- Kanada (video mesazh) politikan, profesor universitar ndërkombëtar, lobues i shquar i Kosovës e Luginës së Preshevës në Amerikë e Kanada; Shaip Kamberi- deputet i Luginës së Preshevës në Republikën e Serbisë; në emër të Kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, (që ndodhej në Londër, përshëndeti Nënkryetarja e komunës, Leonora Morina- Bunjaku): Erkan Arifi- Kryetar i komunës së Likovës në Maqedoni e Veriut: Ardita Sinani- Kryetare e komunës së Preshevës (e lexoi shefi i Kabinetit, Besmi Shabani); Lutfi Haziri- ish Kryetar i komunës së Gjilanit dhe ish Zëvendëskryeministër i Kosovës; veprimtarja e shquar Ermira Selimi- e Bibliotekës së Kongresit të Manastirit” në qytetin e Manastirit në Maqedoni e Veriut; një delegacion i huaj norvegjez, i kryesuar nga biznesmeni i njohur Osvald Bjelland; etj.
Gjatë Takimit përshendetën këngtarët: Shkodran Tolaj nga Deçani i Kosovës; Besiana Mehmedi nga Kërçova – Maqedoni e Veriut; Ansambli i Këngëve e Valleve “Gjilani” i komunës së Gjilanit; Engjëll Haxhikadrija (violinist) nga Mitrovica; Yllka Dema nga Gjilani, Skënder Hasi nga Drenica e Kosovës.
“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” ndau edhe disa Mirënjohje e Çmime të ndryshme. Fjalën e Mbylljes së Takimit e mbajti Ramiz Lushaj- Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media PanShqiptare- Ndërballkanike- EuroAtlantike (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Luginë e Preshevës e Sanxhak, Maqedoni e Veriut, Europë, Amerikë, Kanada, Australi, Mërgata Shqiptare në Botë).
Nga “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do iu dërgohen disa Apele etj., (sipas tematikave e problematikave…), disa institucioneve ndërkombëtare, disa shteteve të botës, në disa seli të Trupit Diplomatik në Ballkanin Perëndimor, etj.
Në vitin e ardhshëm (2025) do të botohet edhe libri tematik e voluminoz: “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” (format A5, me ngjyra, etj), me autor Ramiz Lushaj, botues, gazetar, studiues, veprimtar i Shoqërisë Civile.
“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024”, është Takimi/Kuvendi i 16-të që mban “Gazeta e Alpeve”, është vazhdim i traditës së saj me organizimin e Takimeve/Kuvendeve të tilla, në 6 vitet kalendarike të fundit, si: në Tiranë (2019, 2021, 2023), në Plavë-Guci (2019, 2021, 2022, 2024), në Gjakovë (2019, 2021), në Shkodër (2021), në Vermosh (2022), në Pejë (2022), në Ulqin (2023), në Prishtinë (2022, 2024), në Anamoravë (Gjilan, 2024) dhe takimi i ardhshëm, “Takimi i Ohrit, 2025”, do të jetë në Strugë, në Maqedoninë e Veriut.