Albspirit

Media/News/Publishing

Han Kang fiton Çmimin Nobel në Letërsi 2024

Han Kang, autore e romanit të shumëshitur Vegjetarianiafitoi Çmimin Nobel në Letërsi, autorja e parë nga ky vend që fiton këtë çmim.

Mats Malm, sekretari i përhershëm i Akademisë së Suedisë, e cila jep çmimin, njoftoi vendimin në një konferencë për shtyp. Motivacioni i çmimit ishte “për prozën intensive poetike që përballet me traumat historike dhe ekspozon brishtësinë e jetës së njeriut.”

Vegjetariania u botua në Kore në vitin 2007 dhe fitoi Çmimin International Booker më 2016. Romani u botua këtë vit nga shtëpia botuese Onufri në shqip. Romani sureal paraqet një shtëpiake në depresion që trondit familjen e saj kur vendos të ndalojë të konsumojë mish. Më vonë ajo ndalon së ngrëni fare dhe dëshiron të  kthehetnë një pemë që jeton vetëm me dritën e diellit.

Fitimi i çmimit nobel prej saj ishte befasus. Para njoftimit, kompanitë e basteve favorizonin Can Xue, një shkrimtare kineze avangardiste të romaneve që nuk klasifikohen dot në kategori të caktuara.

Han lindi më 1970. I ati i saj ka qenë gjithashtu shkrimtar por jo kaq i suksesshëm. Familja ishte në vështirësi financiare dhe lëvizi shpesh. Ata u vendosën në Seul kur ajo ishte 9 vjeç, pak muaj para se ushtria e Koresë, në atë kohë një diktaturë, të hapte zjarr kundër protestuesve pro demokracisë në qytetin e saj të lindjes Guangju, duke vrarë qindra prej tyre. Han tha më vonë një një intervistë se ngjarja e dhunshme e përndoqi atë përgjithmonë. Në romanin e vitit 2014 Akte njerëzore, një  shkrimtar vrojton sulmin e policisë kundër një grupi aktivistësh.

Anders Olsson, kryetari i Komitetit të Nobelit tha në një deklaratë se Han, në shkrimet e saj “ka një vetëdije unike të lidhjeve mes trupit dhe shpirtit, mes të jetuarit dhe të vdekurit dhe në  stilin e saj poetik eksperimental është bërë novatore në letërsinë bashkëkohore.”

Please follow and like us: