Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes ish-kryeministri duke mbajtur fjalim

Politikani i njohur britanik Alex Salmond, ish-kryeministër i Skocisë humbi ndjenjat dhe vdiq nga ataku kardiak në një event në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte 69 vjeç. Ish-lideri skocez pro-pavarësi shihet në qendër të grupi politikanësh pas fjalimit të tij në Forumin Kulturor Diplomatik në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ai shihet i buzëqeshur pranë kryetares së partisë së tij Tasmina Ahmed-Sheikh, teksa më herët kishte postuar në rrjet komentin: “Skocia është një shtet, jo një konte e Britanisë”. Kryeministri britanik ashtu si dhe kryeministri aktual i Skocisë John Sëinney, thanë se ishin “të shokuar e të trishtuar nga lajmi”. Salmond kishte drejtuar partinë nacionaliste skoceze nga viti 1990 deri në 2000, dhe më pas përsëri nga 2004 deri në 2014. Më pas ai u detyrua të hiqte dorë pas disa akuzave për ngacmim seksual, nga të cilat më vonë rezultoi i pafajshëm. Alex Salmond konsiderohet si mentori i lideres skoceze Nicola Sturgeon që dominoi politikën rajonale për një dekadë pas dorëheqjes së tij. Sjkaqet e vdekjes se paparitur ende nuk behet te ditura. Kryeministri britanik Keir Starmer thoshte sot në homazhet e tij për politikanin: “Figurë monumentale e politikës së Skocisë dhe Britanisë. Lë pas një trashëgimi të madhe”.Daily Mail

Please follow and like us: