Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Dijenitë e mëdha burojnë nga thesaret e vogla

  · 

“Dijenitë e mëdha burojnë nga thesaret e vogla. Ky thesar i vogël është mendja jonë dhe fuqia e saj e pafund”. – Dr.sci. Vlora Obërtinca

Ne jemi qenie shpirtërore, me një përvojë të jetës njerëzore. Shpirti nuk vdes kurrë, por jeton, madje edhe kur trupi ynë vdes. Shpirti është forcë dhe energji e padukshme, që e mban njeriun gjallë, me shpresë dhe të frymëzuar gjatë gjithë jetës. Njerëzit motivues dhe frymëzues, me vullnet të mirë për jetë, janë njerëzit që jetojnë në shpirt dhe me shpirtin (in spirit–në shpirt, frymëzues). Këta frymëzues dhe motivues janë të paktë dhe të rrallë, ngaqë natyra dhe misioni i tyre, me apo pa vetëdijen e tyre, është që të rrisin vetëdijen e përgjithshme njerëzore, duke motivuar njerëzit me shpirtgjerësinë e tyre, me aurën dhe ndriçimin e tyre shpirtëror, t’i motivojnë ata njerëz që janë ende në nivele të vetëdijes më të ulët dhe kanë nevojë për t’i ndihmuar në ngritjen e vetëdijes se tyre. Andaj, edhe e kërkojnë këtë energji drite, sepse ndiejnë boshllëk të madh brenda vetvetes, pa e ditur realisht që kanë nevojë për ta ngritur vetëdijen e tyre dhe këta njerëz motivues nuk janë rastësisht afër tyre përgjatë rrugëtimit të jetës.

Please follow and like us: