Këshilli Evropian: Kapitujt me të cilat Shqipëria hapi negociatat për anëtarësimin në BE
Takimi i dytë i Konferencës së Aderimit me Shqipërinë në nivel ministror u mbajt sot në Luksemburg, sipas një deklarate të Këshillit Evropian (https://www.consilium.europa.eu/).
Delegacioni i Bashkimit Evropian u kryesua nga Pater Szijarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në emër të presidencës hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian, me pjesëmarrjen e Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Delegacioni shqiptar kryesohej nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Takimi shërbeu për hapjen e negociatave me Shqipërinë për Grup-Kapitullin 1 – Themeloret, përfshirë fushat e mëposhtme dhe kapitujt e negociatave:
- Funksionimi i institucioneve demokratike
- Reforma e administratës publike
- Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
- Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
- Kriteret ekonomike
- Kapitulli 5 – Prokurimi publik
- Kapitulli 18 – Statistikat
- Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
BE-ja vendosi gjithashtu standarde të përkohshme, si në nivelin horizontal për grupin, ashtu edhe për kapitujt 23 dhe 24 (kapitujt e sundimit të ligjit) që do të duhej të përmbusheshin përpara se të ndërmerren hapat e ardhshëm në procesin e negociatave të këtij grupi.
Përveç kësaj, BE-ja vendosi standarde për mbylljen e përkohshme të kapitujve 5, 18 dhe 32.
”Shqipëria po ecën mirë në procesin e anëtarësimit dhe me hapjen e kapitujve të parë, themelorë në negociatat e anëtarësimit në BE, vendi ka arritur një tjetër moment historik të rëndësishëm në përpjekjet e tij për zgjerim. Një nga prioritetet kryesore të presidencës hungareze është avancimi i zgjerimit të BE-së, pasi Bashkimi Evropian kërkon një vrull të rinovuar, energji të freskët dhe perspektiva të reja, të cilat Ballkani Perëndimor mund t’i ofrojë. Mezi pres përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE-së”, deklaroi Peter Szijarto, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, në emër të Presidencës Hungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Monitorimi i progresit në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane do të vazhdojë gjatë gjithë negociatave.
Konferenca e anëtarësimit do të kthehet në këtë grup në një moment të përshtatshëm.
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt e negociatave ndahen në gjashtë grupime tematike:
Themeloret:
- Tregu i brendshëm
- Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse
- Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme
- Burimet, bujqësia dhe kohezioni
- Marrëdhëniet e jashtme
- Negociatat për grupin Themelore janë të parat që hapen dhe të fundit që mbyllen. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave./atsh