Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Bici: E lindura bukur

Të prita sa vetë jeta

rrëke brenda shpirtit

Nuk di pse mbete melodi.

Nuk më linde

nuk më rrite

Ke qesh me lotët e mi

Qarë me lumturinë.

Vegim i humbur diku

sa për t’më kujtuar vdekjen

pritur me mall krahëve të tu.

Por unë do të vij ndryshe

sa të shoh dritëzën syve të tu,

do të përthith e urritur

të bësh dashuri brenda meje vite pritje,

ashtu, shpirtmbytur…

-Hiiiiiiiii –

“Siç bën ti me mua Moz’

Jemi ndarë dy botëve të pakapshëm

Zgjojmë njëri-tjetrin

dashurisë brenda trupit

hijesh rrotulluar”.

-Atëher’ si ta shuaj këtë vegim

rrëke shpirtit tim

A jam e lindura më e bukur në jetë

shpirt trëndafilt

në zjarr mes ferrit

të bëj dashuri?!

Nuk di pse mbete melodia ime

Ti?!

Tetor 2024.

Please follow and like us: