Albspirit

Media/News/Publishing

Vjosa Osmani përshëndet çeljen e negociatave BE-Shqipëri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi sot Shqipërinë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani e cilësoi çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë, si një hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

“Urime Shqipërisë për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE. Hapja e kapitujve të anëtarësimit e afron Shqipërinë një hap më pranë një të ardhmeje më të ndritur dhe të begatë për të gjithë qytetarët e saj”, shkruan Osmani.

Sipas saj, “Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit do të vazhdojnë avancimin në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”.

“Ky proces është thelbësor për sigurimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë jo vetëm për rajonin, por për të gjithë Evropën”, u shpreh Osmani.

Please follow and like us: