Si u zhvilluan dhe kush i fitoi zgjedhjet e vitit 1925 për Kryetarin e Bashkisë në Gjirokastër!
Në 11 Dhjetor 1925 në Gjirokastër u zvilluan zgjedhjet për kryetar të bashkisë. Kandidatët ishin të grupuar, duke formuar tri grupe.
Në grupin e parë: Bajo Topulli, Islam Angoni, Beso Gega, Abedin Hasani dhe Bastri Çuçi.
Në grupin e dytë: Zyhdi Karagjozi, Vehap Kokalari, Isuf Çoçoli, Elmaz Hadëri dhe Haxhi Kashahu.
Ne grupin e tretë: Sami Karagjozi, Qazo Kurti, Ismet Çoçoli, Musli Kokobobo dhe Galip Çano.
Fushata, që zgjati dy muaj, u zhvillua e ashpër. Bajo Topulli ishte nga konkurentët më të fortë. Në takimin e parë me zgjedhësit ai u shpreh:
“Nuk erdha në Gjirokastër dhe në Shqipëri për poste e për t’u bërë ministër në shtet ose kryetar në Gjirokastrën e shenjtë, se sa per t’u shmallur me familjen e miqtë e mij të luftës. Ju më nderoni që më bëni përsëri që të kthehem në jetën aktive, të çoj përpara qytetin tim duke më vënë në listën e kandidatëve të tjerë, të cilët janë edhe më te rinj e në kushtë te tjera…”.
Rezultatet e votimit dhe votat që mori secili kandidat ishin:
Bajo Topulli 746 vota;
Islam Angoni 630 vota;
Beso Gega 610 vota;
Lame Dilo 589 vota,
Cile Lito 569 vota;
Abedin Hasani 557 vota;
Sami Karagjozi 553 vota;
Kasëm Bozgo 551 vota,
Zyhdi Karagjozi 544 vota;
Harallamb Papadhopulli 518 vota;
Aleks Çeçi 484 vota,
Nikollë Godole 483 vota;
Vehap Kokalari 479 vota;
Haxhi Kashahu 448 vota;
Galip Çano 441 vota,
Telo Cici 431 vota;
Isuf Çoçoli 414 vota;
Elmaz Hadëri 393 vota;
Spiro Lolomani 375 vota;
Qazo Kurti 373 vota;
Apostol Dhima 367 vota;
Ismet Çoçoli 356 cota;
Koço Zhusti 351 vota;
Halit Peshkpia 303 vota;
Zoto Lula 290 vota;
Leonidha Duda 282 vota,
Musli Kokobobo 271 vota.