Albspirit

Media/News/Publishing

Vulin në Moskë përsëri, takohet me shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin u takua të mërkurën në Moskë me shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergej Naryshkin, për të diskutuar për avancimin dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të sigurisë serbe dhe ruse, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Serbisë.

Naryshkin theksoi përpjekjet e bëra nga Vulin, i cili gjatë kohës sa ishte ministër i mbrojtjes, i punëve të brendshme dhe drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit, ndikoi në zhvillimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet shërbimeve serbe dhe ruse, thuhet në komunikatë.

Ai shtoi se Vulin falënderoi Naryshkin për partneritetin e besueshëm dhe gjithmonë të sigurt dhe për mbështetjen për Serbinë.

Please follow and like us: