Zana Tako: Valëz që shkumbon bregut
Valëz që shkumbon bregut,
herë gufohesh, herë tërhiqesh në qetësi,
më ndjell, më largon,
herë vjen e herë shkon.
Mos u përpiq të më marrësh me vete,
atje thellë në thellësi,
më pëlqen të zhytem vetë,
e të dal në sipërfaqe përsëri.
Jo se tek ti nuk kam besim,
por thellësitë duan guxim,
se mbytesh moj valëz lozonjare,
e sipërfaqen nuk e sheh më fare.
Ndaj më sheh,
e të shoh me durim,
shko në punën tënde,
e unë në fatin tim.
Mos zhurmo më kot,
e mos u rrëmbe nga fjalët e shpirtit tim,
ruaje qetësinë,
zhurmo vetëm me stuhinë.
Mos derdh lot,
se do shihemi mot e nga mot,
unë në qetësi,
e ti, duke shkumbuar si valë deti.
Tetor 2024.
Please follow and like us: