Jorida Satka: Galeri
Po pres një natë tetori,
duke parë këtë shi që lëpin me epsh
çdo gjethe, çdo trung,
grimcat puthin xhamat butësisht,
avujt e kafes lëshojnë aromë të ngrohtë.
Duhani nuk fiket.
Mollëzat pa dashur
prekin emrin tënd.
Harruam të putheshim herën e fundit,
veç sytë pēshpëritën.
Llafazanë si gjithmonë,
s’na lanë të duheshim dhe pak.
Po pres një natë tetori.
Please follow and like us: