Jorida Satka: Shuaj dashurinë
Skanova gënjeshtrat e dashurisë,
duke vrapuar në gropa poresh.
Mbrëmjeve copëzat e buzës luteshin,
duke u ngjyer në fjalë të gjakosura.
Ajo është dhimbje…
me shije kanibaleske, ndjellëse.
Zjarr nga toka,
vampirë për sulm,
mesi i natës kërkon shpagim.
Në kafkat e thyera
kërkoja pjesën e trurit,
që përdhunonte mendimin e grave,
gënjeshtra të përhapura si spermatozoidë.
Dielli i mengjesit djeg çka gjen.
Ndez cigaren që unë pi,
duke shijuar kafen
këmbë përmbi këmbë në tavolinë.
Shuaj në tavëll dashurinë.
Please follow and like us: