Kur Franz Josef Strauss vizitoi Shqipërinë komuniste
Afrim Krasniqi
Retrospektivë, Gusht 1984. Politikani i lartë gjerman ish kryeministri i Bararisë, Franz Josef Strauss vizitoi Shqipërinë komuniste, i pari zyrtar i lartë perëndimor që nga fundi i LIIB. Vizita ishte turistike, por zhvilloi bisedime me zv/kryeministrin e kohës.
Deri në nëntor 1987 vijuan katër vizita të tjera dhe bisedime intensive politike lidhur me atë që në historinë tonë bashkëkohore quhet “shansi i humbur gjerman”. Tirana zyrtare as nuk arriti ta lexojë rëndësinë e vizitës, më pas misionit dhe ofertave, si dhe as realitetin apo momentin historik, duke ndjekur një qëndrim statik të bazuar në slogane dhe paragjykime ideologjike. Rivendosja e marrëdhënieve zyrtare me RFGJ ishte produkti më i pakët i përpjekjeve gjermane.
Nga arkivi i familjes së tij gjendet një video e hyrjes së tij në kufirin shqiptar, ndër të paktat dëshmi filmike të asaj periudhe. Po ashtu në kujtimet e tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij janë publikuar foto dhe të dhëna me interes historik. Më 1993 kam pasur rastin të isha vizitë zyrtare në CSU ku në një takim dhe drekë pune mikpritëse ishte vajza e tij, Monika, në atë kohë ministre e kulturës, arsimit, shkencës dhe artit për Bavarinë. Folëm edhe atë ditë, mbi “verpasste Chance für Albanien” siç pala gjermane e vlerësonte.
https://www.linkedin.com/in/afrim-krasniqi-b9a74019