Pajtim Sejdinaj: In memoriam, Baba Haxhi Gjysho Saliaj
Me rastin e 21-vjetorit të vdekjes.
Lindi në 10 dhjetor 1936 në fshatin Ninsh-Fratar të Mallakastrës. Jeta e tij ishte një kalvar i madh vuajtjesh dhe mjerimesh.
Në vitin 1944 dora makabër e komunistëve do t’i pushkatonte të atin, Gjysho Haxhi Saliaj, nacionalistin dhe atdhetarin e orëve të para që u ngrit me armë në dorë kundër pushtuesve. Për bindjet e tij nacionaliste ai u pushkatua pa gjyq në Lushnje (ky ishte pengu më i madh i Baba Haxhiut ku mbas viteve 1990-të me gjithë përpjekjet e tij maksimale nuk i gjeti eshtrat dhe varrin e të atit). Pra mbeti jetim së bashku me vëllain dhe motrat. Një vit më vonë i vdes dhe e ëma. E gjitha pesha dhe barra e shtëpisë bie mbi supet e një dhjetë vjeçari. Ata jetimë! Mbijetuan fal Zotit dhe përkujdesjes së afërmve të tyre. Shkollën fillore e mbaroi në Ninsh. Më tej nuk mund të vazhdonte për arsye biografike. Por ai ishte i dërguar si engjëll i Zotit për t’u shërbyer njerëzve. Në moshën18- vjeçare ai troket në dyert e Teqes së Harakopit për të marrë dorën e Baba Hasim Shehaj për të nisur kështu udhën e “Urtësisë Bektashiane”. Si mbaroi shkollën në Selinë e Shenjtë që nga ajo kohë u konsiderua dervish duke veshur harkanin e dervishit drejt udhës së Zotit. Dërgohet në teqen e Çorrushit. Bënte vizita të shpeshta në teqetë Kutë, Kapaj, Greshicë, Çërril, të cilat i lanë mbresa të pashlyeshme. Në vitin 1959 shkon ushtar. Mbas ushtrie u kthye në vendlindje. Ishte koha kur regjimi komunist kish nisur udhën e qoftlargut duke mbyllur disa teqe dhe duke presekutuar disa baballarë. Në këtë kohë Baba Sherifi i dërgon haber të mos e vishte harkanin e dervishit sepse po frynte era e rrënimit të teqeve. Kështu ai u përkushtua familjes. Me gjithë këmbëngulje e të afërmve të tij për t’u martuar ai nuk u martua. U mor me punë të ndryshme në buqësi në kooperativë. Duke kryer dhe ritet fetare në shtëpin e tij (fshehurazi spiunëve të regjimit komunist). Dihen tashmë bamirësitë e këtij kleriku bektashian jo vetëm në zonën e Fratarit por dhe vende të tjera ku ai shkonte natën për t’i kryer duke vazhduar të fitojë besimin e qindrave besimtarve të Mallakastrës dhe të Shqipërisë. Tek Baba Haxhiu çdo njeri që do të shkonte për hall do të gjende te ai vyrtyte e karakterit të dashurisë, urtësisë, fjalës së ëmbël, zgjuarsisë, burrërisë dhe sinqeritetit. Mbas viteve 1990- të ai shërbeu në Teqen e Zallit Gjirokastër, të cilës i ktheu dinjitetin e humbur dhe e beri të kthej besimin e besimtar si epiqendër të bektashizmit në Jug të Shqipërisë. Ai u sëmur në vjeshtën e dytë të vitit 2003 dhe shkoi Turqi së bashku me Baba Edmond Brahimaj ku vizitoi dhe mezarin e Haxhi Bektash Veliut. Nuk mundi ta përballonte sëmundjen duke mbyllur sytë më 21 tetor 2003 në Turqi duke realizuar dëshirën e tij të fundit vizitën te Haxhi Bektash Veliu.
Besimtarët e Bektashizmit i dhanë lamtumirën e fundit në Teqen e Zallit ku u prehtë i qetë shpirti i tij i madhërishëm!
Mallakastra trime të mbajti në gji.
Djepi i urtësisë të përkundur Ty.
Piri ynë të mbajti gjithëmon pranë.
Zoti Ty të nisi ëngjëll të vërtet
Nur Baba Haxhiu të paçim për jetë.
U shërove plagët popullit të shkretë.
U rrëfeve udhën atë të vërtet.
Ende gjëmon fuqishëm fjala e Kryegjyshit Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhit: “Baba Haxhi Saliaj përballoi jetën me besim e adhurim, mes gëzimit e dhimbjes, jetës dhe vdekjes, brenda ndërgjegjes së vullnetshme e të virtytshme, duke respektuar vlerën e vërteta të përsosjes njerëzore”.
Mirënjohje këtij kleriku të madh të Bektashizmit!