Albspirit

Media/News/Publishing

Ardian Haziri: MOTIVE TË HESHTURA

Nuk nxjerr dot zë, kjo rrugicë bosh që me vete sjell trishtimin;

Asnjë fjalë nuk e flet;

Por ndoshta të mirë e ka mendimin;

Të thyhet heshtja pret. 

Një shtëpi guri, sa antike aq edhe mitike;

Brenda vetes, ruan shumë kujtime;

Po ta pyesësh se ku i mban?

Sigurisht, do përgjigjej: “Në skutat më të errëta të zemrës sime”. 

Një mace e përgjumur, rri e shtrirë mbi murin e braktisur dhe ëndërron; 

Të qeshurat e fëmijëve, si shpërthim;

Dhe jetën e rilindur me plot kuptim. 

Please follow and like us: