Albspirit

Media/News/Publishing

Gane Ahmeti: Mbizotëroj

Thashë me vete,

si do të mbërrij të mbizotëroj

gjithë këtë fuqi?

S’më lë asgjë të jem në tokë,

gjithë fuqinë e kam në dorë.

Mbizotëroj ndoshta botën,

Mbizotëroj fuqinë që të mposht

Mbizotëroj magji vetë

Mbizotëroj të pamundurën,

sepse aty e kam synimin.

Një fuqi në vete më thotë

që të pamundurën,

të mundur ta bëj.

Më jep fuqi për të vazhduar

që asgjë të mos më ik nga duart.

Kështu Zoti më krijoi,

asgjë mos të më ndalojë,

kurrë mos të jem për tokë

Kam në shpirt gjithë këtë forcë.

Please follow and like us: