Albspirit

Media/News/Publishing

U ZHVILLUA NË NEW YORK FESTIVALI XXXII SHQIPTAR, NGJARJA MË E RËNDËSISHME KULTURORE E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS

Sokol Paja

New York, 26 Tetor 2024 – Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” organizoi Festivalin e XXXII Shqiptar duke bashkuar artistët, këngëtarët, grupet muzikore, ansamblet folklorike, shoqëritë muzikore, kulturore e artistike, klubet patriotike, solistë dhe instrumentistë, kërcimtarët, valltarët, skenografët e koreografët në një spektakël madhështor dedikuar kulturës kombëtare e traditës shqiptare. I kthyer tashmë në një aktivitet të përsosur tradicional, kulturor, atdhetar e komunitar, Festivali i organizuar nën përkujdesjen e veçantë nga Qendra Kulturore “Nënë Tereza” në bashkëpunim me grupin artistik “Rozafati” “Mjeshtër i Madh” e drejtuar nga koreografja e shquar Angjelina Nika “Mjeshtër i Madh” personalitet absolut i etnosit dhe kulturës kombëtare në mërgatën e Amerikës. Për herë të parë në historinë e këtij Festivali, z.Agim Kola drejtor artistik i programit, bashkë me famullitarin e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj kompozuan orkestër folklorike duke bashkuar mjeshtrisht artistët më të shkëlqyer e më të shquar shqiptarë në Amerikë.

Kisha Katolike me grupin artistik “Rozafati” që mëson më shumë se 300 fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare, janë kthyer në një garanci të fuqishme për ruajtjen e traditës kulturore te familjet shqiptare në Amerikë nëpërmjet punës edukative, kulturore, fetare e atdhetare me fëmijët shqiptarë të lindur në Amerikë. Nën prezantimin e shkëlqyer nga Zef Vataj dhe Kozeta Turishta (Mirdita) 12 grupe folklorike, nga Boston, New Jersey, Michigani, Struga, New York, Labëria, Rugova, Bashkimi etj përformuan magjishëm ngjyrat më të bukura të trashëgimisë kulturore kombëtare në

Festivalin që iu kushtua 25 vjetorit të shugurimit të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York. Një institucion fetar, atdhetar e komunitar që është vlerë e pasuri i jashtëzakonshme për mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Famullitari i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, udhëheqësi shpirtëror i shqiptarëve të New York-ut, personalitet fetar e kombëtar, në fjalën kryesore të Festivalit theksoi rëndësinë e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në përpjekjet patriotike e fetare për të ruajtur traditën kombëtare, kulturën shqiptare, identitetin shqiptar dhe trashëgimin te brezat e rinj të vlerave më të çmuara të kombit tonë. Komisioni Organizues i Festivalit XXXII: Famullitar: Dom Pjeter Popaj, Diakon: Orsin Turmalaj, Kryetar i Këshillit të Kishës: Ndrekë Tonaj, Kryetar i Qendrës Nënë Tereza: Mark Berishaj, Drejtor i Festivalit: Dr. Elizabet Peraj, Drejtor artistik dhe Regjia: Agim Kola, Konferensierë: Zef Vataj dhe Kozeta Mirdita, Koordinatore e reklamave: Dr. Elizabet Peraj, Orkestra: Rinard Radi me Grupin. Anëtarët e komisionit: Diakon Orsin Turmalaj, Ndrekë Tonaj, Mark Berishaj, Agim Kola, Dr. Elizabet Peraj, Palok Rudaj, Petrit Grishaj, Gjergj Paloka, Zef Vataj, Angjelina Nika, Gjelosh Narkaj, Ismer Mjeku, Leonardo Berishaj, Alfred Jaku, Vjeko Çotaj, Diana Ivezaj, Gabriel Gojçaj, Rosa Smajlaj, Anila Syku, Alfred Popaj, Kristina Popaj dhe Linda Mirdita të cilët të gjithë së bashku bënë një paraqitje dhe arritje të shkëlqyer artistike.

Programi i Festivalit vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes me këtë përmbajtje:

GJERGJ KASTRIOTI-DETROIT-VALLE: E DUA SHQIPËRINE

ROZAFATI-VALLJA E LULEVE

SHKOLLA SHQIPE E KISHËS-MOJ E BUKURA ARBËRI

SHKA STRUGA-VALLE E BABOS

BASHKIMI KOMBËTAR -RROFSH SHQIPNI NANLOKJA

BARBANA-VALLE E VASHAVE

ROZAFATI-VALLE MALSIE

ARGJEND LLOGA-TË FALA PARISIT

BASHKIMI BOSTON-VALLE ARBËRESHE

SHAK LABËRIA-MOJ KUNADHE GUSHËBARDHA

NORA E KËLMENDIT-VALLE E MALËSISË

RUGOVA: BUQETË FOLKLORIKE

SHKA STRUGA-VALLE E RUGOVËS

DIONIS DELIA: MALLI I MËRGIMTARIT

BARBANA-VALLJA E ULQINIT

HAKI KRASNIQI-MOJ KOSOV MOJ KOLON NGJESHUR

ROZAFATI-VALLE ÇAMËRIE

NIK CARKU-ULNI BURRA E T’PAJTOJM VENDIN

ANSAMBLI I MONTCLAIR UNIV.

RRANJËT SHQIPTARE-VALLE: UDHËTIM NËPËR SHQIPTARI

NIKOLLE PREÇI-M’FAL O ZOT SE NUK T’U LUTA

NORA E KËLMENDIT-VALLE E BJESHKATAREVE

KRISTINA MARKU-MOJ EVROP’ PO T’SHKRUJ NJI LETËR

ROZAFATI-VALLE E ZANAVE

ERMINA BUSHI-JEMI VLLAZËN E KEM’ NJI NANË

GJERGJ KASTRIOTI-VALLE ME MOTIVE TË RUGOVËS

SHAK LABERIA-AMAN MOJ MIKE

BASHKIMI BOSTON-VALLE E LIBRAZHDIT

BESIM MURIQI-BJESHKËT E SHALËS

MBYLLJA: ROZAFATI-VALLE E TROPOJËS.

Please follow and like us: