Albspirit

Media/News/Publishing

VATRA TAMPA BAY RIHAP SHKOLLEN SHQIPE

Më datën 26 Tetor 2024, Vatra Tampa Bay organizoi ceremoninë e rihapjes së Shkollës Shqipe Vatra.

Ceremonia filloi me rregjistrimin final të fëmijë në shkollë. Më pas, të pranishmit kënduan himnin amerikan edhe atë shqiptar. Në vijim, amdinistratori i shkollës, z. Tasim Ruko, i uroi mirëseardhjen fëmijëve dhe të gjithe të pranishmve dhe prezantoi drejtoreshën e shkolles, znj. Meri Kodra. Në fjalën e saj, drejtoresha shprehu kënaqësinë e madhe për rihapjen e shkollës dhe falenderoi Vatra Tampa Bay për këtë punë të madhe. Më pas ajo prezantoi stafin pedagogjik të shkollës dhe të ftuarit e nderit në këtë ceremoninë.

Për mësuesen Lida Zaimi, ky është komuniteti i bashkuar, njerëz të dashur e të ngrohtë që duan të përcjellin gjuhën, zakonet dhe traditat ndër gjeneratat e ardhshme. Mësuesit shqiptarë në diasporë janë engjëjt mbrojtës të shqiptarizmës. Edukimi dhe shkollimi i brezit të ri është misioni më i rëndësishëm i një kombi. Ata janë e ardhmja dhe ne i detyrohemi shumë edukimit të tyre. Dashuria e instaluar për gjuhën, kombin, vendin e origjinës për këta fëmijë shqiptarë të lindur në Amerikë, është gjëja më e vlefshme për ti bërë ballë asimilimit. Pasuria me e çmuar eshte t’ju mësojme brezit te ri gjuha e të parëve tanë dhe traditen e kulturën e bukur të këngëve dhe valleve tona.

Në fjalën e tij, sekretari i shkollës dhe i Vatra Tampa Bay, Dr. Bledar Prifti, shprehu rëndësinë e vazhdimësisë së shkollës si një institucion i rëndësishën për të përçuar vlerat, traditën, kulturën, dhë ndjenjat patriotike, për të krijuar një hapsirë shqiptare ku fëmijët jo vetëm të mësojnë gjuhën e zakonet shqiptare por edhe të socializohen dhe të ndërtojnë shoqëri afatgjata më njëri tjetrin, aq shumë të nevojshme këtu në Amerikë.

Po ashtu, Shkolla Shqipe Vatra do të shërbejë edhe si një vend takimi për pjestarët e komunitetit shqiptar për të thyer atë monotoninë e jetës amerikane dhe pse jo për të diskutuar me njëri tjetrin, promovuar bizneset e tyre, dhe për të zgjidhur halle e probleme.

Por që Shkolla Shqipe Vatra të këtë vazhdimësi, është e rëndësishme që gjithsecili të jap një kontribut modest, sikur edhe një, dy, pesë, apo thjetë dollar. Çdo dollar do të përdoret për bazën materiale të shkollës, qeranë e klasës, dhe materiale të tjera të nevojshme. Pjestarët e komunitetit tonë e treguan bujarinë dhe mbështetjen e tyre që në ceremoninë e hapjes, si më poshtë vijon:

• BIG ALBANIA (@BigAlbaniaFl) i dhuroi Shkollës Shqipe Vatra një shumë prej $1,000.00.

• KATERINA’S BAKERY (@Katerina’sBakery) sponsorizoi tortën e bukur me flamurin shqiptar.

• ANA’S BAKERY (@Ana’s Bakery) sponsorizoi ushqimin e shijshëm tradicional.

• Znj. ANA KULLAJ (@AnaKullaj) i dhuroi shkollës $100.00.

Vatra Tampa Bay i shpreh falenderimet më të përzëmërta të gjithë sponsorizuesve të mësipërm. Përvec objektivave të mësipërme, Vatra do të promovojë dhe mbështesë vazhdimisht të gjithë individët dhe bizneset shqiptare në Tampa Bay dhe më tej.

Shihemi përsëri së shpejti!

Përzëmërsisht,

Vatra Tampa Bay.

Please follow and like us: