Ermonela Jaho, artistja më e mirë ndërkombëtare nga Opera Spanjolle

E veshur me një fustan kuq e zi, sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho ka pranuar çmimin “Artistja më e mirë ndërkombëtare” nga Opera Spanjolle XXI, ceremoni që është mbajtur në Madrid të Spanjës.
“Ndihem e privilegjuar për dashurinë që Spanja më ka dhënë dhe më jep vazhdimisht. Shpresoj që puna ime të frymëzojë një brez të ri, i cili të vazhdojë të përmirësojë botën me artin e vet. Rroftë muzika, rroftë arti, rrofshin artistët ”, ka shkruar Ermonela Jaho.
Please follow and like us: