Albspirit

Media/News/Publishing

Leonardi që ia del në Londër me lokalin e vet dhe rolet në filmat serialë

Hermes Nikaj

Leonardi është një shqiptar që ka emigruar në kryeqendrën britanike, Londër dhe atje ka ngritur sipërmarrjen e vet, një lokal që preferohet si nga bashkëatdhetarët e tij, por më shumë nga vendasit dhe nga turistët e huaj që bujtin në kryeqytetin e shtetit ishullor.

Ai është shembulli më i mirë se si puna dhe durimi shpërblehen. Pa asnjë përkrahje, por me punë dhe përkushtim ka arritur të jetë një emër i spikatur.

Së fundi ka qenë pjesëmarrës në serialin televiziv “Falli”, ku ka aktruar midis shumë emrash të njohur të botës së televizionit dhe kinematografisë.

Prej shumë vitesh ai jeton në Londër dhe drejton biznesin e tij ‘The greek meze” ku dhe organizon mbrëmje festive për shqiptarët atje, por edhe për shumë admirues të tjerë.

Please follow and like us: