Senad Guraziu: Me rregulla e me ligje – i di Meta punt’ e veta
(s. guraziu – ap, 24 – pak humor)
…fort e saktë kjo grafika, fort e qëlluar, sa humoristike, sa simbolike, sa “metaforike”… po aq dhe realistike, madje nëse nevoja dhe “fantastike”, në fund të fundit rregullat janë për t’u thyer, ashtu thuhet, apo jo, të gjitha ligjet e shtetit janë diç si “rregulla”, madje dhe vetë kushtetuta e një vendi është thjesht diç si “rregullore” (që duhet respektuar nga isntitucionet, nga qeveria, nga gjithkush, pa përjashtime), dhe populli në Kosovë e ka një thënie fort simpatike, urtësia thotë “i di Meta punt’ e veta” (nuk duhet t’ju shkojë mendja sakaq tani tek Ilir Meta, jo sepse doli që ky nuk i dinte dhe aq mirë punët e veta, por sepse thënia e popullit është shumë më e moçme, s’ka ekzistuar atëherë fare ky Meta… i presidencave), urtësia e popullit aludon që duhet ta ‘njohim mirë punën tonë, ta dimë se ç’jemi duke bërë, ta dimë cilën rregullë jemi duke e thyer’…
…dmth. e gjitha ç’kërkohet nga ne është që t’mos zihemi, t’mos kapemi “me kërpesh n’dorë” (siç ia thotë populli me fjalën tjetër të urtë, urtësi speciale kjo për hajnat e lashtë të bagëtisë), duhet sadopak vigjilencë, sadopak kujdes, kurrë t’mos na zënë, sidomos jo në flagrancë (uaaa ashtu mos pyet, do ishte katastrofa vetë, do ishte më keq se në rastin e Metës, jo tragjedi presidenciale por tragjedi personale, do bëheshim gazi i botës, do na reklamonin në TV, dhe gazetat do shkruanin, emri ynë do figuronte gjithandej në rubrikat e “faqes së zezë”)…
…pra pakashumë i gjithë “gjenialiteti” që nevojitet është që t’mos zihemi – njësoj si me ato kamerat policisë për shpejtësinë, policët s’mund ta mbulojnë udhën komplet, s’mund të instalojnë kamera përgjatë 100 km të “rrugëtimit” tonë (për fat të mirë ende s’na përcjellin me satelit, nuk i dihet por tani për tani s’kanë buxhet… për fat të mirë kjo metodë fort e kushtueshme për policinë), e gjitha ç’duhet është ta dimë ku janë “përafërsisht” kamerat e tyre… dhe e kryer, s’jemi pastaj aq budallenj sa t’mos bëhemi të kujdesshëm, ashtu-kështu ndërgjegjen e kemi të pastër kristal, dhe kështu dmth. ia kalojmë super, herë si super-girl e herë si super-man, as gjoba, as kundravajtje, as gabime, as dënime… rehat : )