Albspirit

Media/News/Publishing

Sejmen Gjokoli: Fabrika ndanë rruge e Tan Golloshit dhe Ilir Sulajt

Është fare ngjitur me rrugën nacionale që të çon në Selenicë, thuajse në mes të segmentit prej nga ku kthehesh në Armen dhe Mesarakut.

Ka dymbëdhjetë vite që pret e përcjell fermerë të zonës, ata që merren me kultivimin e ullirit.

Të Armenit të gjithë por edhe plot të tjerë e frekuentojnë për të përpunuar ullirin që mbledhin.

Teknologjia është e tëra e kohës së fundit, këtu gjithëshka në procesin e prodhimit të vajit i nënështrohet programimit dhe butonave shumëngjyrshe instaluar në kasetat elektronike.

Tan Gollashi e Ilir Sulaj janë të dy bashkëpronarë dhe të dy japin e marrin pa prerë në të gjithë hapësirn e fabrikës.

Pranë impjantit teknologjik por edhe në marrdhëniet me klientët.

Të dy të përshëndesin, të urojnë mirëseardhjen, të nxjerrin edhe një gotë raki shtëpie për traditë por më tej mos tento ti mbash për ti pyetur a shkrepur ndinjë foto.

Duket se edhe vetë lëvizin si të jenë pjesë e elektronikës, robotë më vehte.

Jashtë e brënda fabrikës thasët togje-togje presin radhën ti nënështohen përpunimit.

Të zotët e tyre ndjekim me sy procesin me mendjen nga radha.

Edhe këtu, si në mulli drithi, radha është institucion më vehte.

Ndërkohë që ardhja e Viktorit, babait të Tanit, një mik imi i vjetër prej këngës, më krijon mundësinë të flasim edhe diçka përtej përpunimit të ullirit e procesit të nxjerrjes së vajit.

Viktori është një specialist i njohur në punët me ullirin, për vehte ka mbjellë rreth dyqin rrënjë në tokën e tij dhe duket se njeh mirë edhe varietetë por edhe shërbimet që kërkon kjo pemë shekullore tradicionale.

– Shumë nga ne gabojnë se nuk dinë të përafrojnë cilësinë e tokës me varietenë – më thotë si të ishte agronon me eksperiencë.

Puna disa vjeçare në shtetin fqinj ja ka mësuar jo pak gjëra në marrdhënie me ullirin po tani edhe marrdhënia me fabrikën jo pak.

Fabrika e Vajit në fushën e Armenit një shëmbull i zhvillimit agro-bujqësor të zonës por edhe një nxitje për fermerët në shtimin e kapaciteteve kultivuese dhe shfrytëzimit më të mirë të tokës në pronësi të seicilit.

Bashkia e Selenicës përherë e vemëndshme në zgjidhjen e nevojave makro dhe sidomos përfshirjes së fermerëve të zonës në programe që garantojnë dhe shtojnë më shumë prodhimin.

Please follow and like us: