SHKOLLA SHQIPE “ALBNOR”, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE TË NORVEGJISË
Sokol Paja
Vjollca Zeqiri Aslani, mësuese e shkollës shqipe “ALBNOR”, në Drammen, Norvegji, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, New York, ruajtjen e gjuhës shqipe, identitetit kombëtar, historisë, kulturës dhe traditës shqiptare në Drammen, Norvegji, nëpërmjet mësimit të gjuhës e kulturës shqipe dhe aktiviteteve edukative e patriotiko-kulturore. Shkolla Shqipe në Drammen u hap në maj të vitit 2022 dhe organizohet vullnetarisht nga tre mësues shqiptarë dhe ka për qëllim të ruajë dhe promovojë gjuhën dhe kulturën shqiptare. Mësimi zhvillohet çdo fundjavë dhe përfshin edukimin e fëmijëve në lidhje me gjuhën, traditat dhe historinë tonë, tregon Vjollca Zeqiri Aslani. Më tej shton se “kemi një sallë sporti në shkollë, ku nxënësit ndahen në dy grupe, duke ofruar një ambient aktiv dhe tërheqës. Veprojmë si Organizata “Albnor” dhe po bëjmë përpjekje për të siguruar një klasë nga komuna, me qëllim që mësimi i gjuhës shqipe të bëhet lëndë zgjedhore për fëmijët, shpjegon ajo. Shoqëria norvegjeze e mirëpret mësimin e gjuhës shqipe, duke e konsideruar një veprim të mençur dhe të dobishëm për ruajtjen e identitetit kulturor të fëmijëve. Koordinatorja e shkollës ka ofruar mbështetje duke liruar sallën sportive për mësim, dhe norvegjezët vlerësojnë se njohja e identitetit ndihmon në integrimin më të lehtë të fëmijëve shprehet m shprehet mësuese Vjollca ndërsa i përket teknologjisë, ne disponojmë vetëm një laptop të huazuar nga një prind ku përdorimi i lapsit është bërë i vështirë për fëmijët, pasi në shkollë ata janë mësuar të përdorin pajisje si iPad-et dhe teknologji të tjera, detajon ajo. Kurrikula mësimore bazohet në literaturën shqipe dhe gramatikën, me aktivitete kulturore për zhvillimin e aftësive gjuhësore. Ne inkurajojmë prindërit të jenë aktivë dhe të kontribuoni në aktivitete, duke forcuar lidhjet me gjuhën dhe kulturën shqiptare pasi mësimi i gjuhës shqipe ndihmon fëmijët të ruajnë identitetin e tyre kombëtar dhe të lidhen me rrënjët kulturore, duke siguruar që brezat e ardhshëm të njohin trashëgiminë e tyre shprehet për gazetën Dielli mësuesja Vjollca Zeqiri Aslani. Mësimi i gjuhës shqipe rrit ndjenjën patriotike te fëmijët, duke i ndihmuar të kuptojnë historinë dhe kulturën shqiptare, dhe ndihmon në krijimin e një identiteti të forte shprehet ajo teksa vlerëson seminarin e Kosovës me mësuesit e Diasporës sepse ofron mundësi për shkëmbim idesh dhe praktikash në mësimdhënie, duke ndihmuar në përmirësimin e edukimit për fëmijët shqiptarë në diasporë dhe duke krijuar një platformë për diskutimin e sfidave, tregon për gazetën Dielli mësuesja Vjollca Zeqiri Aslani.
KUSH JANË MËSUESIT E SHKOLLËS SHQIPE “ALBNOR” VJOLLCA ZEQIRI ASLANI, LINDITA OTTARSSON DHE ARBEN RAMADANI?
Vjollca Zeqiri Aslani – Nga Lipjani, ku kam përfunduar studimet në Fakultetin e Edukimit Parashkollor dhe më pas studimet master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Kam punuar si edukatore për mbi nëntë vite në shkollën e mesme të ulët “Ismail Luma” në Lipjan. Gjithashtu, që nga viti 2000 – 2015 kam qenë shumë aktive në aktivitete kulturore dhe shoqërore, përfshirë pjesëmarrjen në shoqërinë kulturore të vallëzimit dhe në dy forume rinore të rëndësishme. Në vitet e mia të hershme, isha pjesë e Forumit Rinor të organizuar nga OSBE, i cili përfshinte të rinj nga të gjitha komunat e Kosovës, me fokus të veçantë në ato me minoritete. Ky forum kishte për qëllim të mbështeste dialogun dhe integrimin ndërmjet komuniteteve të ndryshme, duke krijuar hapësira për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta që forconin lidhjet sociale. Nëpërmjet tij, zhvillova aftësi të rëndësishme lidershipi dhe krijova lidhje miqësore ndërkulturore. Në vitin 2017 u zhvendosa në Norvegji. Gjatë kohës që isha në kurs të gjuhës, mu ofrua mundësia të punësohem në një kopsht, ku vazhdoj të punoj edhe sot dhe jap mësim për fëmijët. Prej vitit 2022 jam pjesë e korit shqiptar “Koralb”, një përvojë që më ka afruar me komunitetin tonë këtu. Po ashtu, hapja e shkollës shqipe në Norvegji ishte një ëndërr e realizuar dhe një krenari, pasi tani mund t’u mësojmë fëmijëve gjuhën, kulturën dhe historinë tonë. Jam e lumtur që djali im ka mundësi të shoqërohet dhe të mësojë gjuhën shqipe me fëmijë të tjerë në shkollë, duke forcuar kështu lidhjet me identitetin e tij.Përkushtimi ndaj ruajtjes së identitetit tonë shqiptar këtu është një privilegj dhe një burim krenarie për mua.
Lindita Ottarsson – Kam lindur në Berat, por kam vite që jetoj jashtë Shqipërisë. Kam studjuar për Gjuhë- Letërsi në Fakultetin e Filologjikut në Tiranë. Punova disa vite si mësuese e gjuhë letërsisë në shkolla të mesme dhe atë tetëvjeçare, përpara se të largohesha nga Shqipëria. Në Islandë ku jetova për dymbëdhjetë vjet, dhashë mësim në gjuhën islandeze për shqiptarët që banonin në Reykjavík dhe rrethinat e tij. Gjatë këtyre viteve studjova për kanto në një nga shkollat e muzikës së Reykjavíkut. Në të njëjtën ditë kur u diplomova si këngëtare e muzikës klasike, u largova për në Norvegji së bashku me familjen time. Kam njëzet vite që banoj në Norvegji dhe lidhja ime me shqiptarët dhe gjuhën shqipe jashtë trojeve, është bërë akoma më e ngushtë. Në vitin 2017 kam bërë një album me këngë shqiptare të titullar ” Udhë” së bashku me kitaristin nga Kosova Agron Peni. Në 2018 së bashku me shqiptarët që jetojnë në Drammen dhe Oslo themeluam korin “Koralb”. Në kor këndojmë këngë në gjuhën shqipe. Dhënia e mësimit të gjuhës shqipe ka qënë një ëndërr për mua, gjë që filloi të realizohej dy vite më parë në qytetin ku unë jetoj, në Drammen.
Arben Ramadani – Lindur në Preshevë, ku edhe kam përfunduar shkollën e fillore dhe të mesme. Pastaj kam vijuar studimet në shkollëm e lartë të mësuesisë në Gjilan në vitin 1996/97, por pa e përfunduar për shkak të luftës në Kosovë. Në Norvegji kam përfunduar dy vite në drejtimin për edukimin e fëmijëve dhe të miturve. Prej vitit 2014 kam punuar në shkolla të ndryshme me nxënës të shkollës fillore dhe me nxënës të shkollës së mesme. Tani që nga viti 2016 punoj në shkollën e mesme në Lier me nxënës me nevoja të veçanta.