Ndue Ukaj: Shihemi në Tiranë me librin me tregime “Shtegu i të verbërve”
Miq të dashur e lexues të çmuar, “Shtegu i të verbërve” është libri im i dytë me tregime, që botohet nga Shtëpia Botuese “Onufri” dhe do të gjendet në Panairin e Librit në Tiranë, në stendën e kësaj shtëpie të madhe të librit.
Kur një shkrimtar, e sheh frytin e punës së vet të realizuar kaq bukur, i galdon zemra, për çka, e falenderoj botuesin tim, Bujar Hudhrin, si dhe Enxhi Hudhrin për punën e shkëlqyer e Elsa Skënderin për leximin dhe redaktimin.
Njeriu mëson, kur kërkon shtegdalje, ka thënë Franz Kafka, e ky libër me tregime, duke trajtuar disa tema ekzistenciale të kohës sime e kohës sonë, besoj fort se i ndihmon lexuesit, që të mos kërkojnë shtegdalje symbyllur, por të kërkojnë shtegdalje syhapur, mbi të gjitha, të shikojnë botën me sytë e artit, sepse ky shikim është shumë i kthjellët!
Shihemi në Tiranë!