Albspirit

Media/News/Publishing

Botimet Onufri: Vëllimi i ri me tregime nga Helena Kadare

Gjëja e parë që mësonte një i ardhur në Marbella Club Hotel, ishte historia e doña Juanita-s. Flitej se kishte dashuruar marrëzisht një rritës kuajsh të racës, nga Sevilla, burrë i pashëm, i paepur e sypatrembur nga asgjë. Kështu kishte treguar ajo vetë, në çaste mërzie, tek rrinte ulur në shkallët e vilës, në orët e muzgut, me shpirtin të humbur dhe zemrën të lëshuar prej asaj që priste të vinte. Në rrethana të pashpje- gueshme, dashnori i saj, Ramon Rodrigues-i, ishte nisur pa drejtim dhe pa i dhënë asnjë shpjegim, përveçse dy fjalëve se do të kthehej sapo të mbaronte disa punë të rëndësishme që kishte. Punë që ajo nuk i mori vesh asnjëherë. E zhgënjyer dhe e fyer, doña Juanita përtypte tani me vete helmin e kësaj ndarjeje pa shpjegim. Dhe e vuante çdo ditë e më shumë, e vrerosur, sikurse bën zemra e plagosur e një gruaje të dashuruar që s’gjen ngushëllim.

Please follow and like us: