Albspirit

Media/News/Publishing

Kleanth Dedi: Udhëtim në Lunxhëri…

Në Nokovë, tek Gaqe Dhima. Të pret me gjithë të mirat, si të gjithë lunxhotët. Por, duhet “darë”, t’i nxjerrësh fjalë. Kjo, edhe ngaqë do moshatarët e tij që të të hapet. Do Llapon e Xhoren (kështu ua kishim vënë nofkën ne të Nokovës, Lame Kallucit e Sofokli Xhorit), Mitro Palin, Caqen, Ilon, Thanasin… Na dëgjon, siç duket për mirësjellje, por syrin s’ia “zëmë”, prandaj edhe nuk para beson dhe qesh hollë nën buzë… 

Por, ky Gaqe Dhima, ka lindur Qakon, djalë pasionant, me horizont e “ambicie” për të ardhmen e Lunxhërisë – atë të vetën, me punë e korrektësi, e ka “vënë në vijë”. – “Të zhvillojmë turizmin, se Lunxhëria i ka të gjitha mundësitë, ka emër që na takon ta bëjmë edhe më të njohur”, – më thoshte një ditë në Gjirokastër. Më shpalosi edhe ide e plane. “-Si fillim ta nisim nga më të voglat e më të mundshmet. Ja p.sh. të botojmë kartolinën tonë për Vitin e Ri, një kalendar historiko-kulturor, të ngremë edhe Muzeun Krahinor (ide e hedhur prej vitesh nga shumë lunxhotë). Ju të larguarit të përligjni pronat e të ndërtoni diçka në fshat. (Kanë nisur disa në Saraqinishtë e në ndonjë fshat tjetër). Të vini e të pushoni, pse edhe të mos jetoni? Të ngremë infrastrukturën – ato që mund të bëjmë e që në fakt bëhen, të… të… e të…”. E dëgjoj me vëmendje këtë djalë të ri, plot ëndrra, por të realizueshme. I mirëpres ato që më thotë, ndaj e ngas bisedën më tutje. Këto janë të mira, të bukura dhe po t’i grupojmë si mendime e ide, duan të thonë: “Të zhvillojmë  Lunxhërinë turistike”, të krijojmë kushte për turistët e huaj dhe për ata të vendit. Dihet perspektiva e Lunxhërisë dhe e lunxhotëve me hapjen e kësaj “dritareje” e me ndërtimin e “urave” të komunikimit me botën. Pastaj, për të qenë më të saktë, duhet të rihapim “dyert” e të ringremë “urat”, pasi nga historia e shembulli i paraardhësve tanë, nuk na mungon përvoja. Kuptohet, jo siç mendohet e me kërkesat e sotme… Hymë në të “thella”. Fol Qakua e fol unë, e “bëmë” Lunxhërinë zonë turistike. Mos na quani të fantaksur dhe Gaqe Dhima s’ka pse të qeshë nën buzë. Pastaj me mua e Minain është edhe djali i tij, që e njeh mirë e po i vjel frytet e ideve e të punës së tij. Kuptohet ështē edhe puna e investimi i disa brezave të Dhimajve, duke filluar me Kako Haxhon, Minua, Llolo dhe vetë Gage Miçon. Merita e Dhimajve dhe e shumë lunxhotëve të tjerë është se nuk u shkulën nga fshati. Luftuan e punuan me krahë e me qe, në shumë vështirësi. U bënë shërbime të mëdha të tokës, frutikulturës, rimëkëmbën e shtuan mjediset shtēpiake.

Lunxhëria e some ka mungesa, por inkurajuese është se lunxhotët e kanë vizionin e i njohin kërkesat e turizmit modern. Kapital kanë kulturën dhe resurset që u ofron natyra (plot ujë e drite, me bimësi tē shumëllojtë; me ekzotikën e qetësinë përrallore… Ajo kënga e hershme “Dolla, moj dolla, lart e mbi Muzinë, pashë, moj pashë, gjthë Lunxhërinë…” dhe me të drejtë, anonimi i mëvonshëm shtoi edhe vargun: “Pashë Lunxhërinë, pashë bukurinë”. Sikur i thotë të gjitha!

Imagjinoni grupe turistësh në Lunxhëri. Priten nga djem e vajza të bukur e të sjellshëm, por edhe nga pleq e plaka të veshur me sqimë e të pastra si ato. Qerasen me disa lloj glikosh. Servirja befasuese, plot etikë e kulturë. Në mes të tabakasë – kupa e argjendtë me gliko ftoi. Pranë, dy qelqe, njëri me lugë (edhe këto argjendi ose të lara me argjend) dhe tjetra me ujë burimi. Vajza përkulet paksa dhe me buzëqeshjen plot nur e mirësi i thotë mikut “Mirëseerdhe!”. I japin rëndësi edhe buzëqeshjes në Lunxhëri. Tregojnë se një herë, nga një lajthitje, miku që s’u prit siç e donte zakoni, e këputi një thumb: “Nuse, lëri ato petulla, e ngrei ato vetulla!”. 

Vjen dreka apo darka. Shtrohet sufrai, me tërë takëmet. Shumllojshmëri gjellësh karakteristike, kuzhinë e kombinuar edhe aziatike edhe evropiane, por mënyra tradicionale vendase ka vënë vulën e saj, e favorizon edhe “lënda e parë”: mishi, bulmetrat, zarzavatet etj. Këtu kanë shije të veçantë, kanë një aromë shumë të pëlqyeshme. Servirja në pjatanca të çmuara, që mbajnë emblema qytetesh të shumë kontinenteve, antikuare të vërteta. Grupe të rinjsh e pleqsh që këndojnë, ashtu hollë-hollë shtruar, melodi të ndryshme, zëra në harmoni, këngë e valle të lira, pa sforcim e ndrydhje. Përkthyesi shpjegon tekstin. Flitet për një dashuri, për dhjetra dashuri…Propozon djali, por edhe vajza. Ka edhe “naze”, u shkojnë nazet këtyre njerëzve të mirë. Bëhet edhe humor i hollë, domethënës, aspak lëndues. I këndohet edhe kurbetit, më shumë atij të hershmit. 

Një turisti tjetër, dikush i thotë diçka nga historia e Krahinës. I thotë se ka shumë këngë për Krahinën. Më të pakta janë ato që flasin për luftra, gjak, vrasje e djegie, jo se nuk kanë ndodhur, por s’do t’i kujtojë; edhe kënga lunxhote i anashkalon. Dy vargje të një kënge lunxhote sikur i thonë të gjitha “Leni shpatë e jataganë, merrni penën e mellanë”, kuintesenca e “Traktatit lunxhot të paqes”. Është i hershëm, shumë i hershëm! Bënë çmos ta mbanin dhe e mbajtën gjatë shekujve. Nëse u cënua diku e dikur, jo për fajin e tyre.

Darka të tjera, larmi për miqtë! Lunxhoti për shumë kohë edhe turistēt do t’i quajë e trajtojë si miq. Një kafe gratis, po ashtu glikonë, një gotë dhallë të porsarrahur në atë talërin që shkëlqen nga pastërtia si vetë zonja, do t’ia ofrojë turistit, ashtu siç do t’i thotë “T’u bëftë mirë!”, që duke kaluar nën kopanet e rrushit, degët me fiq të zinj e të bardhë që kullojnë bulëza mjalti, pjeshkëve, mollëve, nga nepsi do të zgiasë dorën të këpusë ndonjë. 

E lamë tek darka. Veç të tjerave edhe lojra popullore, por edhe “teatēr”. Luhet komedia “Plaku me plakën”. Të qeshura të zhurmshme, ngacmime, pyetje për domethënien e përmbajtjes. Përkthyesi, i ri në moshë, nuk i di mirë, por e nxjerr nga sikleti një i moshuar. “Thuaj, biro, që këto lojra e shaka ne i bënim në netët e gjata të dimrit. Punonim dhe ksehaseshim. Janë me të qeshur e me të ngjeshur. Kanë ndodhur e prandaj thuhen. Ja, kështu thuaji atij mikut, por tani vajti vonë e shkoni të flini”. 

Flihet rehatshëm në jatakun lunxhot. Çarçafët janë me “anë” të qëndisur me dantellë; janë dhe aromatike. Se ç’u hedhin giatë larjes, disa esenca natyrore që prodhohen në malin e Lunxhërisë. Nga dritarja e hapur vijnë cicërimat e korit të bujtësve të natës, nga larg blegërima e bagëtive dhe lehja e qenve. Mëngjesin e njoftojnë kokoshët, “sahatët” e fshatit. Kanë edhe një “sahat” të madh natyror që e quajnë Magjeza. Shihet nga e gjithë Krahina dhe Gjirokastra përkarshi.

…Nesër ekskursion në këmbët e Malit! Do të mblidhet trëndelinë e çaj. Këtej, Lunxhërinë, Kasabanë (Gjirokastrën) e gjithë luginën e Drinos i ke si në pëllëmbë të dorës. Dreka në Erind – në Pllajën e Çajupit! Këtu në këtë plantacion bimësh natyrore, me aromën që lëshonin bagëtitë e dhjetëra staneve, ujin e ftohtë, mishin e bulmetrat me emër, ne “shëronim” edhe veremin (tubekulozin). Ndonjë turist i verdhë, jo nga sëmundja, por ngaqë në Londrën e tij plot mjegull, ka parë pak dritë në diell, kërkon të prenotojë edhe për vitin e ardhshëm, edhe për disa miq të tij. Në mes të Erindit, tek Lëmi i Muhamedit, një grup “turqish” hedhin vallen: 

“Lëmi i Muhameditë,

Kostandin s’quhet më”.

Ka një domethënie historike – u shpjegon disa kureshtarëve përkthyesi. Flitet për ëndrra të atyre që dikur barazonin fenë me kombësinë, si pretekst për pushtimin territorial. Por kemi thënë, t’i lemë këto, le t’i marrë e kaluara megjithë anakronizmat e tjera…

Turistë të tjerë shkojnë në Manastirin e Spilesë, në Grykën-hon të Selckës, tek Shkëmbi i Dallëndyshes, zbresim në Antigone, në rrënojat e qytetit të lashtë të ngritur nga Pirroja i Epirit. Këtu, githçka merr nota madhështore. Hyn në lashtësinë e kohrave, në rrënjët nga nis historia e kultura e lashtë e kësaj krahine. Bisedat janë të specializuara. Nga të huajt, interesim i madh… Merret leje nëse mund të fotografohet, kërkohen suvenire, kërkohet të vizitohet muzeu i kësaj qendre arkeologjike. Shumë, shumë interesim! Të rinjtë dinë pak, të moshuarit kanë ikur nga kjo botë. I “nxjerr nga turpi” një fletëpalosje hartuar mbi përfundimet e gërmimeve dhe interpretimet që ka bërë arkeologu Dhimosten Budina. 

Saraqishnjotët, si për t’i larguar pak nga historia, janë zënë në valle, i mahnisin me pasionin dhe finesën e të kërcyerit. Por, bien prapë në “grackën” e historisë. Të huajt duan të dinë për lashtësinë e këtyre valleve. Me shumë vëmendje shikonin një bazorelief ku qe hedhur një valle nga mjeshtri anonim. U thane që një motiv të tillë e kanë gjetur edhe në një reliev tjetër në Dhoksat. Në librarinë “Neti” blenë ribotimin në gjuhë të huaj “Vallja Lunxhote”, të Profesor R. Bogdani, Kiço Neti. I zoti i librarisë, veshur shik e me atë frëngjishten e tij u tha se do të ngrinte edhe një galeri me vepra arti. Një turisti piktor, që po hidhte me dorë të lirë diçka nga pejsazhi përreth, ia bleu bovetin. – Kështu fillon koleksioni i veprave të artit. Kështu e kanë filluar edhe ata të mitë në Paris, që kanë ngritur tërë atë galeri me emrin “Neti” – u tha me krenari atyre që ishin aty.

Turistët largohen, por bisedat midis tyre janë ndezur edhe më shumë. Gjeste, ngritje supesh, kthim koke prapa nga Antigonea e shikim zhbirues në tërë mjedisin përreth, në ndërtesat dy e tre kate, në fytyrat njerëzve… sikur duan të gjejnë e të bëjnë lidhjen, vazhdimësinë midis këtyre lunxhotëve me Kaonët ilirë, paraardhësit e tyre. Kush e di ç’kanë shënuar në ato blloqe, ç’angazhime i kanë vënë vetes?! Se janë të kulturuar e dinë të mësojnë, por edhe të përfitojnë, në njëqind e një forma e mënyra, këta të huajt!

Turistë të tjerë shkojnë në Qestorat, Dhoksat, në Këllëz. Zbresin ata të Selckës, Stegopullit, Labovës së Kryqit, ngjiten ata të Krinës, Suhës, të Tranushishtës, Karianit, Kakozit, Gjatit… Nesër është 6 gushti. Ka meshë e panair të madh në Manastirin e Drenovës – i Mingulit e Nokovës, e quajnë lunxhotët. Thuhet se do të vijë edhe Kryepeshkop Anastasi dhe do të meshojnë disa priftërinj, dhjakë, psaltës edhe nga Janina. Kështu do të jetë. E tregon edhe numri i madh i pjesëmarrësve, masat e përgatitjet kulturore dhe ekonomike që janë marrë. E tregon dhe preokupimi i veçantë i Shoqatës Atdhetaro-Kulturore “Lunxhëria” – tërë këshilli drejtues dhe ata të degës së Tiranës, Durrësit, Fierit, pa llogaritur pjesëmarrjen 100% të Krahinës. Sa shumë njerëz, veprimtari! Gjithçka zhvillohet natyrshëm, pa fjalime. Një fjalë e shkurtër për mirëseardhje e dy Kryetarëve të Komunave…. Në kioska e banakë të sajuar shitet e blihet gjithçka. “Pramatarë” nga Gjirokastra, firma afaristësh vendas e të huaj, karianjotë, nga Suha e Krina kanë sjellë prodhimet e para të stinës – pjepër, patëllxhanë e piperka. Më tutje, stanarët shesin djathë të njomë. Djathë të njomë, rrush e mishra të pjekur – ka mbushur tavolinat edhe vetë Manastiri nga ekonomia e tij. Nga larg, nga pjerrësia e korijeve plot hije dushku, po zbresin lunxhotët. Të veshur e të stolisur si për ditë të “mirë”. U ndrin veshja mbi trup, lunxhet mahnitëse, ky kostum aristokratik. Disa, për nostalgji, kanë ardhur me kuaj dhe mushka. Edhe këto të stolisura si për festë, me hejbe ngjyra-ngjyra, sixhade mbi samar apo shalë, plloska druri me verë, me gjithçka të ngazëllon. Do të ketë edhe një paraqitje mode e konkurim për “Miss Lunxhëria”. Këshilli i Manastirit edhe më i angazhuari. Janë pritësit e kësaj ceremonie të madhe. Do të tregojnë traditën e festimit të Shën Sotirit. Manastiri ka qenë i madh në të gjitha drejtimet. E thotë edhe kënga:

“Manastiri dhoga-dhoga,

theri treqind e ca zoga.

Me treqind kandile t’ergjënda,

treqind jashtë e treqind brenda,

u jepte të hanin e të pinin,

shtronte stromë të flinin qindra vetë.”

Brenda në kishë, disa ndjekin meshën, korin priftëror që gjëmon; të tjerët jashtë, me ndihmën e altoparlantëve…

Mbaroi kremtimi fetar. Një fluks i ri njerëzish dalin nga kisha. Sheshi rreth lisit shekullor të Manastirit “ziente” nga këngët dhe vallet, meloditë e sazeve popullore. Gjallëri, zhurmë, të qeshura gazmore gjithandej; thirrje të tregtarëve që reklamonin mallrat. Dhjetëra aparate fotografike, kamera televizive e kinematografike, drejtonin objektivat e kryqëzonin “shikimet” për të rrokur çdo gjë. Turistë që rendin sa nga grupet që këndonin, në ato që vallëzonin… Grupe njerëzish tek kioskat e suvenireve. Të gjithë duan të fiksojnë në të gjitha pamjet, këtë ceremonial lunxhot. 

Aty pashë dhe foto studio “Margariti”, at e bir. I madhi, siç duket në rolin e një kronisti me prirje për të lënë sa më shumë dëshmi historike, rendte shumë. U fut edhe në kishë. Filmoi gjatë meshës. Disa herë e afroi aparatin tek portreti i Kryepeshkopit dhe priftërinjve të ardhur, mori edhe mbishkrimin në derën e kishës, u kthye tek një holl ku qenë vendosur portretet e disa nga priftërinjtë, epitropët e psalltësit, që dikur, shumë dhjetëvjeçarë më parë, kanë kryer shërbesa në këtë manastir. – I fotografoi të gjithë: papa Dhimitër Lefterin e papa Lame Sotirin, epitropët – nokovitë e mingulotë – Mitro Dogani, Telo Prifti, Peço Zollota, Qëndro e Mite Xhavara (at e bir), Koti Kokoshari dhe psalltësit Sofokli Kalemi e Mitro Vasi…

I vogli i Margaritajve, por edhe fotoreporterë të tjerë, kronistë televizivë vendas e të huaj, m’u dukën më të praktikuar. Vrojtonin me vëmendje, “kolaodonin” herë pas here objektivin, matnin me sy distancën, zgjidhnin pamje e momente që sipas tyre, mbartnin vlera të rralla artistike, që ishin shumë e shumë interesante…

Me minuta të tëra qëndronin tek suveniret, këshillonin për ndonjë vendosje të objekteve që t’u binte drita më mirë e të spikatnin me qartë vlerat që mbartnin… U ndalen tek konkurentet për “Miss Lunxhërinë”. Gati sa s’i përpinë me sy. Soditnin dhe komentonin madhështinë e veshjes së tyre, pse jo, edhe mrekullinë e fytyrës dhe të fizikut të vajzave lunxhote që në këtë rast ishin edhe si “top modele”.

Dita në Manastirin e Drenovës ishte vërtet e lodhshme, por shumë e këndshme e mbresëlënëse për të gjithë. Në mbrëmje në shtëpitë lunxhote të pushimit, turistët shkëmbenin informacion e të dhëna me fjalë, por dhe me figurë që kanë fiksuar në aparatet e tyre. Në ekranin e vogël është futur “tërë Lunxhëria”, njerëzit e saj, monumentet, ceremoni të ndryshme e peisazhe…

“-Mbrëmë pothuaj s’kam fjetur fare”, – tregon një grua thatime, fytyrëmprehtë e me kokë të vogël, siç duket studiuese në fushën e sociologjisë. “-Bëra një intervistë me vajzën e shtëpisë. Doja të dija për të kaluarën e femrës së këtyre anëve. Pyetjet që bëja, kuptohet, ishin me ngarkesën e atyre që unë di në përgjithësi për popujt e Ballkanit. Por, më habiti! Më foli për një emancipim e kulturë të hershme, për një barazi të admirueshme midis burrit dhe gruas; kujdesjen e tyre për gratë, shëndetin dhe paraqitjen estetike të tyre. Më tha edhe një këngë:

“Lunxhotët goxha lastarë.

Florinë s’dinë ta mbajnë.

E bëjnë cohë e kavallë.

E bëjnë pudër e koqinarë”

“-Më tha për lidhjet martesore që nuk bëheshin arbitrarisht. Parapëlqenin dyert e mëdha si fis e radhë, por edhe pasurinë. Më çuditi me gjithë ato këngë që dinte. Secila shprehte ide e subjekte aq të bukura, aq njerëzore, aq artistike! Per nje çast mendova se po më përgjigjej e shtyrë nga ndryshimet që janë bërë, nga arsimimi që kishte, nga ç’kishte dëgjuar e parë në televizion. Kishte qenë edhe në Greqi! Pra, mendova se po ma tregonte të zbukuruar të kaluarën e kësaj krahine. Ndoshta, thashë me vete, e bën për të mos e ulur veten dhe krahinën në sytë e një të huaje. Ndiqja edhe reagimin e gjyshes dhe nënës së saj. Ato tërë jetën kanë jetuar këtu. Ato qeshnin kur merrnin vesh përmbajtjen e pyetjeve të mia. Ndiqnin me shumë kujdes përgjigjet e vajzës, i miratonin, gjë që unë e vura re në mimikën e tyre. Ishin gati të shtonin argumente për të mos lënë asnjë hije dyshimi. Njëra prej tyre – ajo më e madhja ndërhyri: “Eh, moj vajzë! Ju pak e jo si duhet e njihni krahinën tonë. S’keni faj! Ashtu edhe mund t’ua kenë thënë. Dhe ne kemi patur shumë halle që s’na kanë lënë t’i shkruajmë si janë të vërtetat”, – më tha gati si me qortim e arsyetim dhe vazhdoi: “-Na sheh ne dhe jo vetëm ne, po të shihje dhe ata që s’janë,” – dhe ktheu sytë nga muri ku qenë vendosur disa fotografi “-që ndjesë paçin.”- dhe bëri kryq, – “Kemi qenë vërtet si në kasaba (qytet), me saraje, të paisura e mobiluara me takëmet e Stambollit, Argjentinës, Amerikës… Bënim gjithë ato festa e të kremte me një barrë salltanete. Dasmat tona tundnin të madh e të vogël; ato këngë e ato valle…, ato cohë lloi-lloi, ato gatime… Ke dëgjuar zotrote për bakllava me ngjyra ylberi? Të ka rastisur të provosh “shqeton” tonë – mish të zier në qumësht e me gjithë erëzat e buta të këtyre anëve? Ah, moj bijë!”. Dhe plakat hynë në botën e kujtimeve, u qeshte fytyra, me shihnin serbes e në bebe të syrit.”

Mbas sociologes një turist tjetër, bëri me shenjë dhe u tha të shihnin një filmim që vendasit i sugjeruan ta titullonte “Në lëmenjtë e Lunxhërisë”. “Troku ritmik i kuajve rreh demetët e grurit. Në qendër të lëmit një tra, mesatar nga gjatësia. Rreth tij mbështillet e çmbështillet litari me të cilin janë lidhur dy kuaj. Një “hopa”, “hej” e djalit u jep “zemër” kafshëve dhe ato vrapojnë nëpër lëmë. Anash gra e vajza here pas here afrojnë drejt qendrës kallëzat që mundohen t’i shpëtojnë shtypjes së këmbëve të kuajve… Është piku i vapës. Njoftohet pushimi për njerëzit dhe kafshët. I zgjidhin kafshët. I shpien në hije. I fshijnë mirë e mirë dhe u hedhin diçka përsipër që të mos ftohen. S’u japin ujë menjëherë. Pak më vonë ujë e ushqim. Të zotët e lëmit, por edhe miq edhe shokë që kanë ardhur për ndihmë, ulen të hanë drekën. Urojnë bukën e parë “Mot më shumë!”. Marrin dhe një sy gjumë derisa vapa të shkojë e të fillojnë përsëri punë. Duhen edhe disa orë që kallëzat të shkërmoqen e kokrrat të bien në dyshemenë e lëmit (shtruar me pllaka guri e lyer boshllëqet midis tyre, që të japin përshtypjen e një mozaiku antik…

Please follow and like us: