Albspirit

Media/News/Publishing

Amir Rrahmani: Kosova është Kosovë dhe kështu do mbetet!

“Dua t’i bëjë thirrje UEFA dhe FIFA që mos të lejojnë këto gjëra. Kosova ka pasur të kaluar të vështirë, luftë, masakra e gjithçka, s’ka qenë e lehtë të arrihet këtu, andaj meritojmë respekt, të gjithë duhet ta dijnë: KOSOVA ËSHTË KOSOVË dhe kështu do mbetet”. 🇽🇰🇦🇱

– Kapiteni Amir Rrahmani.

Post Scriptum:

Ndërpritet sfida Rumani-Kosovë, kapiteni Rrahmani merr lojtarët drejt dhomave të zhveshjes

Kur gjithçka po shkonte në pamje të pare normalisht në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ka mjaftuar një debat në fushë mes Rrahmanit dhe Albek në minutën e 5 shtesë për të ndezur një atmosferë të turpshme në stadiumin e Bukureshtit.

Thirrjet ‘Serbia, Serbia’ dhe hedhjet e sendeve në fushë bashkë me hyrjen e disa tifozëve sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe futjen e ekipeve në dhomat e zhveshjes për arsye sigurie.

Një kaos i panevojshëm në një superndeshje që Kosova zhvilloi për 95 minutat e luajtura normalisht përballë Rumanisë, kryesueses së grupit 2 në Ligën C. Sa i përket pjesës sportive të luajtur dhe të vlefshëm për raundin e pestë në Ligën e Kombeve, skuadra e drejtuar nga Franko Foda bëri një paraqitje shumë të mire duke ju afruar në shumë raste golit të avantazhit, por në disa raste portiere dhe në disa të tjera fati, e shpëtoi skuadrën e Mircea Luçeskut nga humbja.

Siç ishte rasti i minutës së 29-të kur as Zhegrova dhe as Murriqi nuk arritën të kalonin portierin dhe mbrojtjen rumune që ju desh të bënin mrekulli për ta shpëtuar atë rast që topi të mos përfundonte në rrjetë.

Deri në përfundim edhe në pjesën e dytë ishte Kosova skuadra që komandonte në fushën e lojës me me volum dhe me raste por për fat të keq pa mundur t’i konkretizojë ato. Në ndeshjet e fundit Kosova do të presë Lituaninë ndërsa Rumania, Qipron.

Ndërkohë në takimet e mbrëmjes së premte, Zvicra barazoi 1-1 me Serbinë, Portugalia shkatërroi 5-1 Poloninë dhe Spanja mundi 2-1 Danimarkën.

Please follow and like us: