Boksieri shqiptar i vendos plisin Joe Rogan dhe flet shqip
Ramiz Brahimaj, një luftëtar shqiptar i arteve marciale, arriti një fitore mbresëlënëse në një ndeshje të UFC-së, duke mposhtur me nokaut kundërshtarin e tiij, Mickey Gall, qysh në rundin e parë.
Kjo ishte një mundësi për Brahimajn të tregonte aftësitë e tij të jashtëzakonshme në ring.
Pas fitores, ai bëri një gjest simbolik mjaft të fuqishëm, duke i vendosur plisin njërit nga figurave më të njohura tashmë të UFC-së, Joe Rogan, një nderim që lidhet me traditat shqiptare dhe një shenjë respekti për Rogan-in si një figurë e rëndësishme në botën e arteve marciale mikse.
Brahimaj tha edhe disa fjalë shqip: “Ky është plisi i babgjyshit tem dhe kjo fitore është për krejt shqiptarët”.
Me këtë fitore Brahimaj tani ka një rekord prej 11-5 në MMA dhe 3-3 në UFC.