Albspirit

Media/News/Publishing

Irena Dragoti: Qerpikë pa qiell

Po vjen stuhia…

në këtë qytet me drojë perëndimesh;

Qeshjet ngjyrë manushaqe mezi marrin frymë.

Qerpikët mbetur pa qiell, i puthin duart syve.

Hijet e pemëve djegin si shkëndijë, ditën

Nata pa pulitje qerpikësh, është e shkurtër

Ato ftojnë vehten në gostinë e fatit.

pasi përtypën vaktin e parafundit, të gjumit

panevojshmëm si uri.

Pitbulli nuk mbledh thërrmijat,

por arratiset si një ofshë e rrudhur frike në canister.

Mes natës dhe stuhisë mbeta unë,

bredhat dhe oxhaku

Irisi i njomur dhe qerpikët e thatë,

që numërojnë kohën bardh e zi…


Ky qytet jetohet më mirë zgjuar

Sa shpejt më rrit nën qerpikë

Please follow and like us: