Senad Guraziu: Arkivi Internetik, arkiv interesant!
s. guraziu – ap, n 24 – pak fjalë
…s’e kam idenë mirëfilli si funksionon “Arkivi Internetik” (Internet Archive Org), por organizatë interesante amerikane, për ca kohë pati qenë “down”, do kenë patur probleme, tani rishtas arkiv funksional – si shembull e mora diskografinë e “Two Steps From Hell”, s’di si është e “mundur” por ja që e mundur, pothuaj diskografia komplete e tyre, afro 3000 regjistrime muzikore, të gjitha në 1 listë të vetme i pata lidhur tek blog-faqja personale mundësuar nga ta (si “embedding” – prezente dhe lista e titujve, lista komplete)…
…s’do duhej t’ishte e “mundur” por megjithatë mundësuar nga Internet Archive, gjithçka që njeriu gjen në “Arkivin Internetik” i bie se është publike, nëse diç që lexohet bën ta lexosh, nëse dëgjohet bën ta dëgjosh, shpesh janë dhe vetë pronarët që i katalogojnë materialet për ruajtjen e tyre digjitalisht (anise në rastin e “Two Steps…” nuk besoj t’jetë : ) por psh. gjithçka e “Voice of America” hedhur në eter gjatë viteve e dekadave, është arkivuar aty…
…ata vetë sqarojnë se janë “non-profit library of millions of free texts, movies, software, music, websites, and more” – dhe me shifra thonë se i kanë 42 milionë libra, 13 milionë materiale filmike, 13 milionë audio, 3 milionë TV-emisione, 1.2 milion software, 5 milionë fotografi etj etj. (i ruajnë enkas për neve, që t’kemi qasje falas). E madje, përveç këtyre i ruajnë dhe 866 MILIARDË faqesh të Internetit, dmth. e kanë arkivuar Internetin komplet… e qartë, crazy : )
…ndoshta në të ardhmen do ketë ndonjë “kornizë tjetër”, nuk i dihet futurizmit, ndoshta do ketë tjera ligje e rregullore, derisa gjërat tani për tani janë ashtu siç janë, thjesht mund t’kihet qasje në secilën gjë që gjejmë në “Arkiv”, dmth. qasje personale, andaj lejohet dhe “linkimi” me faqet personale…
…psh. siç thamë ka me miliona libra, mund të kihet qasje në materien e tyre duke i lexuar në vend apo dhe duke i shkarkuar, por ka qasje dhe në audio-materialet dhe në gjithçka – kuptohet të drejtat autoriale dhe çështjet komerciale ngelin të pronarëve, të kujt ato dhe janë, në rastin e muzikave ne e patëm fjalën vetëm sa për t’i dëgjuar, vetëm sa për veshët tanë…
…është njësoj si t’kesh qasje falas në diskografinë e Nexhmije Pagarushës, apo të Vaçe Zelës, apo në arkivin fotografik të Marubit, apo të fotove jetësore të Nënë Terezës, apo në arkivin e filmave të “Kinostudios Shqiptare”, apo në gjithçka të Bibliotekës Kombëtare, s’do duhej t’ishte ndonjë “big deal”, pse t’mos kenë njerëzia qasje në “kopjet digjitale” të katalogut të pluhurusor, pse duhen t’rrinë me mijëra e mijëra libra në errësirë, kopja fizike ruhet aty ku dhe është, por materia përmbajtësore skanohet dhe si version digjital shfrytëzohet nga të gjithë ata që janë të interesuar…
…sepse ashtu si kopje digjitale nuk dëmtohet as “Meshari”, asnjë fletë a fletore e Buzukut dhe as një libër i rrallë, qoftë dhe 1 ekzemplar i vetëm, e po ashtu bërja publike e materies me digjitalizimin është akt që e ndihmon dhe iluminizmin, apo jo, është dhe akt kulturor – thashë më lart që s’di si funksionon mirëfilli “Internet Archive” e amerikanëve, por supozoj kështu do jetë pakashumë filozofia e “Arkivit” të tyre, tjetër se (supozoj rishtas, meqë as këtë s’e di mirëfilli) në Tiranë e në Prishtinë ndoshta u dhimbsen me filma, me foto e me libra, sipas tyre më mirë t’rrinë të pashfrytëzuara në errësirë, sesa njerëzia t’kishin qasje digjitalisht…
…thashë kështu sepse vetë s’di ku janë kopjet e tyre digjitale, as të Tiranës as të Prishtinës, kam qasje në gjysmën e Bibliotekës së Kongresit, pa lëvizur fare vendit, pa qenë nevoja të shkoj në Amerikë, mirëpo për fat të keq në asgjë të Tiranës, në asnjë arkiv, përveç kur atyre vetë u teket dhe e organizojnë ndonjë “bunk-art”, kur e mbajnë ndonjë panair, ndonjë ekzpozitë me fotografitë e rralla të Marubit, bukur dhe kjo, natyrisht, metodat tradicionale janë gjithmonë bukur, sidomos për ata që janë atje, në Shkodër a në Tiranë : )