Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëria, jehonë globale, lumnohen At Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli

Frank Shkreli

Një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut, të shtunën në Shkodër  nga Vatikani përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me kranri flamuri i Kombit shqiptar.

Lumnimi në Katedralën e Shkodrës i dy martirëve shqiptarë Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria dhe At Luigj Palaj nga Kosova: një ditë historike për Kishën Katolike shqiptare, një ditë e madhe për Shqipërinë dhe Kombin shqiptar – dy martirë të lumë radhiten dhe ngrihen në altarin e lumnisë – jo vetëm në nivel të Kishës Katolike Shqiptare por të mbarë Kishës universale.  Këta pra janë dy martirët që i shtohen 38-martirëve të Kishës Katolike Shqiptare të kohës së komunizmit gjakatar, të lumnuar më 2016: Dom Gjon Gazulli i varur nga regjimi i Ahmet Zogut dhe Luigj Palaj i vrarë nga ushtria serbo-malazeze.

Në katedralen e Shën Shtjefnit në Shkodër, u zhvillua me 16 nëntor, mesha dhe ceremonia për lumnimin e dy meshtarëve, njëri françeskan e tjetri dioqezan. Ceremonia e lumnimit u kryesua nga i dërguari i posaçëm i Papa Françeskut, kardinali Marcello Semeraro, i ardhur enkas për këtë qëllim. Ai përshëndeti të pranishmit duke folur për dy të lumnuarit: At Luigj Palaj, meshtar i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, lindur në Janjevë të Kosovës, tokë që dikur Shën Gjon Pali II e pati kujtuar si “të pasur me histori të lavdishme…” (Audienca e 15 nëntorit 1989); tjetri, Gjon Gazulli, meshtarin dioqezan i kësaj Kishe të shenjtë të Shkodrës. Për të dy u plotësua fjala e Jezusit: “…për shkak timin, do t’i thonë të gjitha të zezat kundër jush, por në rrenë…”, ka thënë, ndër të tjera, përfaqësuesi i Vatikanit në ceremoninë e lumnimit në Shkodër të dy martirëve të rinj të Kishës Katolike Shqiptare.

“Dy të Lumët tanë bënin të mira, por shpifën për ta dhe, me mashtrime, u dënuan”, thanë predikimin e tij, përfaqësuesi i Papa Françeskut dhe vazhdoi:  “Kështu ndodhi për Át Palajn – historia e të cilit bën pjesë në Luftën e parë Ballkanike – kur në famullinë e Pejës, ku shërbente, pushtuesit nga Mali i Zi, aleat i Serbisë, ushtronin një politikë shtypëse kundër popullsisë me etni shqiptare, duke kryer qëllimisht dhunë e vrasje…Edhe vrasja e të Lumit Gazulli u motivua me gënjeshtra e në zanafillën e vdekjes së tij qe një proces-farsë: u dënua me akuza të rreme dhe u var në periferinë e Shkodrës, në zonën e quajtur “Fusha e druve”,- tha, ndër të tjera, përfaqësuesi Vatikanit gjatë ceremonisë së lumnimit të dy martirëve në Shkodër.

Át Luigj Palaj është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë.


Meshtar i guximshëm, Dom Gjon Gazulli është varur nga Ahmet Zogu   

“Sa e rëndësishme është bërë, sidomos në epokën tonë, kjo tema e gënjeshtrës, e falsitetit, e mashtrimit! Sigurisht, mund të themi se këto sjellje të trishta njerëzore kanë ekzistuar gjithmonë; por sot, në atë që quhet epoka pas-së-vërtetës (post-truth), çështja është ndërlikuar më tej” -ka theksuar kardinali Marcelo Semeraro. “Mjafton të mendojmë sa dezinformim e sa gënjeshtra, që ia shkatërrojnë jetën të afërmve dhe popujve, kalojnë në internet, aqsa të bëhet jashtëzakonisht problematike ndarja e së vërtetës nga gënjeshtra. Po sot, a na intereson ende “e vërteta”?- ka pyetur përfaqësuesi i Papa Françeskut në predikimin e tij në katedralën e Shkodrës.  Një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut, të shtunën në Shkodër nga Vatikani përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me krenari flamuri i Kombit shqiptar.

Në këtë ceremoni fetare morën pjesë gjithashtu ipeshkvijtë e Shqipërisë, (përfshirë kardinalin shqiptar Ernest Troshani), ipeshkvijtë nga Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Italia, si edhe autoritetet civile e fetare shqiptare, përveç mijëra besimtarëve brenda dhe jashtë katedralës, ose Kishës së madhe, siç njihet në Shkodër. Mediat njoftojnë se, pas ceremonisë së lumnimit, besimtarët shkuan drejt Varrezave të Rrëmajit ku është përuruar monumenti në nder të Dom Gjon Gazullit, i varur në konop nga regjimi i Zogut në vitin 1927.

Ndërkaq, një ditë pas lumnimit të dy martirëve të fesë e të Atdheut të shtunën në Shkodër nga Vatikani ditën e dielë përshëndeti këtë akt edhe Papa Françesku gjatë Lutjes Engjulli i Zotit në Vatikan, për Lumnimin e Martirëve Dom Gjon Gazulli dhe Atë Luigj Paliq, ndërsa në turmën e madhe në Sheshin e Shën Pjetrit valvitej lartë dhe me krenari flamuri i Kombit shqiptar.

Po, kush janë këta dy “martirë, dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”?

Át Luigj Palaj është personifikimi më i qartë i persekutimit të katolikëve shqiptarë të Kosovës. Në vitin 1913, ndërsa në Kosovë dhe më konkretisht në Gjakovë, vazhdonte fushata e egër e persekutimit dhe e asimilimit të katolikëve shqiptarë, Át Palaj i inkurajonte besimtarët e asaj treve të mos hiqnin dorë nga feja e të parëve dhe nga identititeti shqiptar. Për këtë arsye, për shkak të një urrejtjeje patologjike ndaj çdo gjëje katolike dhe shqiptare, pushtuesit malazezë e arrestuan dhe e torturuan në mënyrë çnjerëzore. Pas një periudhe të gjatë burgosjeje në Gjakovë, ku edhe pse nën tortura të tmerrshme nuk e pranoi ndërrimin dhe mohimin e fesë, ai u tërhoq zvarrë nëpër rrugë dhe u shporua me bajoneta në Pejë, duke ndërruar kështu jetë.

Martiri tjetër, Dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë” më 2 janar 1927.


At Luigj Palaj – I vrarë nga serbo-malazezët në Gjakovë

Martiri tjetër, Dom Gjon Gazulli, nga fisi i njohur i Gazullorëve, u ekzekutua nga mbreti Zog me varje, në Shkodër, më 5 mars të vitit 1927. Ai ishte kundërshtar i tij, për shkak të politikave shpeshherë diskriminuese për zonat katolike, sidomos për Dukagjinin. Gjithashtu, kundërshtoi ashpër dhe hapur të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë” më 2 janar 1927. (Radio Vatikani shqip)

Me vrasjen e tyre barbare dhe me lumnimin e tyre të shtunën në Shkodër, këta të lumë shqiptarë, Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Palaj kanë kapërcyer tanimë kufijtë kombëtarë të trojeve shqiptare ndërkohë që tanii përfaqësojnë jo vetëm Kishën Katolike universale, por edhe vlerat universale të mbarë njerëzimit, si “mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit, shembuj dashurie, shërbimi e guximi”.  Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si duhet të mbrohet nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar përballë barbarëve dhe diktatorëve. Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e ardhshme të shqiptarëve dhe jehonë globale nga një vend i vogël si Shqipëria se si duhet luftuar duke dhënë edhe jetën për ideale, për vlerat, liritë dhe të drejtat njerëzore universale e kombëtare.

https://telegraf.al/speciale/frank-shkreli-shqiperia-jone-e-vogel-ben-edhe-njehere-jehone-globale-lumnohen-ne-shkoder-at-luigj-palaj-e-dom-gjon-gazulli

Please follow and like us: