Albspirit

Media/News/Publishing

Vlora Obertinca: Aty ku ka dashuri – aty ka qetësi…

“Aty ku ka dashuri – aty ka qetësi, aty ku ka dashuri – aty ka harmoni, aty ku ka dashuri – aty ka mbarësi, aty ku ka dashuri – aty ka mirëkuptim”, Dr.sci. Vlora Obertinca

Sa bukur do ishte sikur ta ndjenim dashurinë në çdo hap të jetës sikurse e lexojmë të përkufizuar më lartë. Sa bukur ndihemi kur e lexojmë dhe sigurisht se pajtohemi që e tillë është ndjenja e dashurisë së vërtetë. Si ndjenja më e bukur që është pajton dhe shëron çdo gjë, qoftë në trupin e njeriut apo edhe në raporte ndër njerëzore.

Por, pasi na bënë të ndjehemi kaq mirë, pse nuk e dhurojmë pra? Pse e kursejmë kur i bëjmë vetes mirë, po aq sa atij tjetrit? Pse e kursejmë dashurinë, kur ka sa të duash dhe e nuk paguajmë asgjë për të?

Kemi dëshirë të na dhurohet dashuria, shkrihemi fare kur marrim komplimente, por të dhurojmë asesi. Egoizëm i tepërt, apo jo?!

Të dashurit e mi, përdoreni armën më të fuqishme dhe më të shëndetshme që ekziston në Univers – DASHURINË sepse përdorimi i fuqisë së dashurisë do t’iu mundësojë të tërheqni çdo gjë që dëshironi në jetën tuaj.

Please follow and like us: