Snad Guraziu: 20 vjet të Shqipërisë në Festivalin “Eurovision”
(s. guraziu – ars poetica, t 24)
( të gjitha këngët, përveç 2020 që s’kishte festival [ https://letrat.eu/?p=16667 ] – këtu ngjitur video-ekstrakt i shkurtër 20-30 sek. nga Ledina Çelo, 2005 )
Dihet se festivali Eurovision pati filluar para afro 70 viteve, në v. 1956 në Lugano të Zvicrës, e po ashtu siç e dimë, edhe festivali i radhës 2025 do jetë në Basel të Zvicrës.
Natyrisht, kuptohet se festivalet janë organizime të bukura, janë “dëshmia” vetë se 60-70 vite Evropa duke kënduar, duke garuar e duke vallëzuar, s’ka si më bukur apo jo… Sidoqoftë, Shqipëria pati filluar para 20 viteve, ato 50 vitet pararendëse s’e dimë “ku ishte”, mbase e “hutuar” me historinë e vet, por dmth mungonte.
Apo se mos vetëm Shqipëria mungonte, kishte dhe të tjerë që “mungonin”, psh. në Luganon e nismës patën marrë pjesë 14 shtete, pastaj në festivalet e radhës në Frankfurt 1957, dhe Hilversum të Holandës 1958… vetëm nga 10 shtete, madje dhe në v. 1970 në Amsterdam ishin vetëm 12 shtete.
Ndërsa tani (si krahasim) marrin pjesë dhe mbi 40 shtete, psh. 3 herë radhazi në “Eurovision-et” e viteve 2016, 2017, 2018 ishin nga 43 shtete, mua madje më shkon buza në gaz që madje dhe Australia si një kontinent “bosh” merr pjesë (politikisht shtiren gjoja si “shtet” : )
Pra tashmë mrekullia vetë, dikur nga 10, 12, 15 ndërsa tani dhe nga 40 shtete garojnë duke kënduar, anise viteve të fundit herë 36, herë 35, 38, 37…
“Hyrja” e Shqipërisë në festivalin Eurovision ishte në v. 2004. Deri tani (2024) plasimi më i lartë ishte vendi i 5-të, në v. 2012 me këngën “Suus”, interpretuar nga Rona Nishliu. Plasimi i 2-të më i lartë i Shqipërisë u arrit kur mori pjesë për herë të parë në v. 2004, me këngën “The Image of You” (Imazhi Yt) interpretuar nga Anjeza Shahini, duke përfunduar në vendin e 7-të.
Gjatë këtyre 20 viteve Shqipëria dështoi të kualifikohej në finalen e Eurovision 8 herë. Që nga debutimi në v. 2004, “Festivali i Këngës” është përdorur vazhdimisht si formati kombëtar përzgjedhës i Shqipërisë për festivalin Eurovision. Duke qenë “Festivali i Këngës” një konkurs muzikor i përvitshëm tashmë është konfirmuar se Shqipëria do t’vazhdojë ta përdorë festivalin si metodë përzgjedhëse të këngës garuese në Eurovision.
2024 – Besa – Titan (ESC, AL)
2023 – Albina & Familja Kelmendi – Duje (ESC, AL)
2022 – Ronela Hajati – Sekret (ESC, AL)
2021 – Anxhela Peristeri – Karma (ESC, AL)
2020 – [ Not Held – Due to Pandemic ]
2019 – Jonida Maliqi – Ktheju Tokes (ESC, AL)
2018 – Eugent Bushpepa – Mall (ESC, AL)
2017 – Lindita – World (ESC, AL)
2016 – Eneda Tarifa – Fairytale (ESC, AL)
2015 – Elhaida Dani – Im Alive (ESC, AL)
2014 – Hersi – One Night’s Anger (ESC, AL)
2013 – Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko – Identitet (ESC, AL)
2012 – Rona Nishliu – Suus (ESC, AL)
2011 – Aurela Gace – Feel the passion (ESC, AL)
2010 – Juliana Pasha – Its All About You (ESC, AL)
2009 – Kejsi Tola – Carry Me In Your Dreams (ESC, AL)
2008 – Olta Boka – Zemren e Lam Peng (ESC, AL)
2007 – Frederik Ndoci – Hear My Plea (ESC, AL)
2006 – Luiz Ejlli – Zjarr e Ftohtë (ESC, AL)
2005 – Ledina Celo – Tomorrow I Go (ESC, AL)
2004 – Anjeza Shahini – The Image of You (ESC, AL)