Historia e çobanit edhe rritja e pensioneve në mandatin e katërt!
“Një çoban do të qethte tufën e deleve. Nga mëngjesi deri sa u err u sorrollat, edhe gjithë ditën qethi vetëm një dele. Kur u errësua mirë, u kujtua e thirri gruan dhe i thotë:”O burra grua na sill kandilin dhe të qethim tani na njëqind copë!” Kështu është edhe kjo rritja e pensioneve mandatin e katërt “- më shkruan një mik në Facebook!
Por në fakt është më keq, se çobanin mund ta gënjente mendja që, atë që nuk e bëri ditën, ta bënte me kandil natën. Ndersa kryeministri edhe qeveria e tij janë të qartë se çfarë do të bëjnë mandatin e katërt.
Në fakt ajo që qeveria ka parashikuar në planifikimin 3-vjeçar pra deri në vitin 2027 është e qartë:
1) Indeksimi për inflacionin i cili nuk është rritje e pensioneve as ligjërisht, as ekonomikisht! Qeveria ka parashikuar të shpenzojë për indeksimin përkatësisht:
1.6 miliardë lekë ne vitin 2025
1.7 milliardë lekë ne vitin 2026
2 miliardë lekë ne vitin 2027.
Elementi i dytë i parashikuar është bonusi ose dhurata e fundvitit, i cili po ashtu nuk konsiderohet në rritje , ku janë parashikuar :
3.61 miliardë lekë në vitin 2025
3.75 miliardë lekë ne vitin 2026
3.8 miliardë lekë në vitin 2027 …
E pra Çobani ynë bërtet “O burra na votoni se do te ngremë pensionet në mandatin e katërt” në 3 vitet e para ka parashikuar të përmiresojë mirëqenien e votuesve kryesorë të tij duke shpenzuar vetëm 0.2 % të PBB -së.
E pra, sado të rritet ajo e uruar PBB , 0.2% e saj janë thërrime.
Më dhimbsen pensionistët por më shumë ka filluar të më dhimbset Kryministri, të cilit dikush duhet t’i thotë: Kur je në gropë, mos gërmo më!/ Marrë nga Facebook i autores Irena Beqiraj