Vritet adoleshenti te shkolla ‘Fan Noli’, Tirana duhej ngritur në këmbë
Një sherr mes adoleshentëve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ka përfunduar në tragjedi.
Njëri nga adoleshentët e përfshirë në sherrin me thika ka ndërruar jetë. Sipas burimeve në media, 14-vjeçari kishte marrë një plagë në zemër. Viktima është shtetasi me inicialet M. C. Ndërkohë, i plagosuri tjetër, i cili ka marrë plagë në gjoks, është në gjendje të qëndrueshme.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Padyshim kjo është një ngjarje mjaft e rëndë dhe nëse Tirana, kryeqyteti ynë i dashur, do të kishte një ndjeshmëri qytetare duhej ngritur në këmbë, me protestë te Presidenca, Kryeministria, Ministria e Arsimit, pra të gjitha institucionet e shtetit kur vetë shteti ka rënë