Albspirit

Media/News/Publishing

Zana Tako: Vriten fëmijë!

Kush po i vret fëmijët tanë?! Nuk po i vret ligji por po i vret antiligji!!

Jeta është thesari më i çmuar, fëmija është akoma më shumë thesari më i çmuar! Çdo prind do ta jepte jetën për fëmijën e tij! Çdokush do ta mbronte me jetë fëmijën e tij!

Ky fëmijë, i therrur si një qengj i pafaj, a është fëmija im? A është fëmija yt?

Kjo pyetje duhet ta trondisë sot ligjin dhe pushtetarët që veprojnë sot me ligjin!

Kush është fajtori? Shoku që e vrau? Po! Është fajtor i pafaj!! Sepse ligji nuk e mësoi se çfarë do të thotë të vrasësh! Çfarë do të thotë të marrësh jetë! Çfarë do të thotë të dënohesh në bazë të ligjit, për veprën më të rëndë që mund të kryejë një njeri!

Antiligji vrau! Antiligji dënoi me faj një të pafajshëm siç është një fëmijë në rritje!

Antiligji po mëson sot fëmijët tanë! Antiligji është ulur këmbëkryq në jetët tona, dhe po na vërtit njësoj si tsunami që i friken të gjithë për të mbrojtur shtëpitë, jetën, familjen!

Kaq e vështirë qenka për të vendosur rregull dhe ligj në jetët tona? Jo!!! Aspak!!! Rregulli vihet në mënyrën më të devotshme nga të gjithë ne, njerëz që mendojmë se duhet të jetojmë në paqe dhe liri!

Kush duhet të dënohet sot për një krim mes adoleshentësh?

A është fajtor vetëm ky fëmijë që vrau një fëmijë?

Kush e mësoi të vrasë??

Kush e mësoi se vrasja qenka e papërgjegjshme?

Kush nuk e mësoi për pasojat e kësaj vepre makabër?

Shoqëria duhet të reagojë në mënyrë urgjente sot, që nesër të mos shohim pirgje veprash që mekin shpirtin, që bëjnë të urrejmë ditët që po jetojmë!

Sot çdo familje duhet të jetë në zi! Çdo politikan, mësues, administrator, çdo institucion duhet të jetë në zi, sepse me politikat që po ndjekin, po na varfërojnë shpirtin në tejskajshmëri!!

EDUKIMI I FËMIJËVE TANË ËSHTË PËRPARËSIA MË E MADHE E ÇDO KOMBI, E ÇDO INSTITUCIONI MBI ÇDO POLITIKË, PËR TË MOS U BËRË PRE E DUKIMIT TË RRUGËS DHE TË KRIMIT!

Please follow and like us: