Kruja prekte qiellin
Me babin e pashë dje.
Pak u bëra Gjergj
Pak Skënderbe.
Vesoi shi papritur
Një shi ylberisht.
Kur piva ujë në krua
U rrita për një gisht.
Shqiponja na shkeli syrin
Fluturoi sipër Drinit.
Njërin krah në Tomorr
Tjetrin n`zemër t`Boletinit.
Please follow and like us: