Albspirit

Media/News/Publishing

AKADEMIK ANASTAS ANGJELI PROMOVON LIBRIN E TIJ “INSTITUCIONET E BRETTON WOODS-IT DHE SHQIPËRIA”

Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB është bërë promovimi i librit “Institucionet e Bretton Woods’it dhe Shqipëria” me autor akademik Anastas Angjeli.

Në këtë ceremoni morën pjesën figura të njohura si ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Sh.T Petrit Malaj, ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, akademiku Lulzim Tafa, politikanët Hajredin Kuqi, Arsim Bajrami, rektori i Kolegjit AAB Blerim Olluri, profesorët Nikollaq Pano, Adrian Civici, Ilir Hebovija dhe tjerë të pranishëm të spikatur nga fusha e ekonomisë.

Prorektorja Venera Llunji e cila moderoi këtë ceremoni, ju uroi mirëseardhje të pranishmve ndërsa tha se ky promovim do shërbej edhe si forum i pasuruar me ide dhe diskutime.

Akademiku dhe profesori Lulzim Tafa, në fjalën e tij të rastit tha se Kolegji AAB është vendi më i përshtatshëm për të promovuar një libër, duke pasur si audiencë studentët e fushës së ekonomisë bashkë me profesorët. Tutje ai ndau përshtypjet mbi librin për të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë që përbën në fushën e ekonomisë, por edhe përtej saj.

Përgëzime për autorin dhe kontributin e tij pati edhe ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, i cili shprehu mirënjohje dhe nderimet për këtë vepër të radhës që ka rol të veçantë në ekonomi.  Ai tha se libri është një vepër tepër e rëndësishme për të gjithë, që shtjellon çështje të rëndësishme për herë të parë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Sh.T Petrit Malaj, promovimin e librit e cilësoi si një ngjarje të veçantë pasi edhe përmbajtja e tij është ndryshe, ku përfaqësohen elitat e njerëzve që kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë tonë, në Shqipëri dhe Kosovë.

Profesorët nga Shqipëria Nikollaq Pano, Adrian Civici, Ilir Hebovija ndanë mendimet e njëjta me parafolësit e tyre dhe uruan autorin Angjeli për këtë përmbajtje të gjerë dhe në interes të lexuesve.

Në këtë ceremoni foli edhe autori i librit akademik Anastas Angjeli, ndërsa falënderoi të gjithë të pranishmit për këtë organizim.

“Është nder dhe kënaqësi që në organizimin e Kolegjit AAB unë jam sot i pranishëm bashkë me kolegët e mi, për të prezantuar këtë libër. Të flasësh para një auditori të tillë nuk është e lehtë sepse të gjithë janë autorë librash dhe e dinë sa e vështirë është të përgatisësh një libër”, tha Angjeli ndër të tjera.

Ai gjithashtu përmendi përvojat e tij dhe ndikimin që kishin ato në botimin e këtij libri, bashkë me vëzhgimin e gjendjes ekonomike, financat e shteteve, ekonominë globale, Fondin Monetar Ndërkombëtar etj.

Në fund, Angjeli tha se pret që libri të vlerësohet nga lexuesit dhe të përçohen mesazhet që janë synuar në shoqëri.

Please follow and like us: