Emi Krosi: “Gjeratorja e sagës” së rrëfimit për vete dhe të tjerë….
“Unë nuk besoj në mundësinë e verifikimit të së vërtetës historike… Rrëfimet e dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, bile rrëfimet e më të ndershmëve, nuk përputhen asnjëherë; ç’është e vërteta të gjithë ata janë dëshmitarë të rremë…”, Elsa Triole.
Të rrëfyerit është art. Ose më mirë të treguarit. Jo çdokush di të rrëfejë dhe si të rrëfejë. Por, kur rrëfimi shkruhet dhe lexohet nga të tjerët, atëhere është art mbi art. Ky art, është i lindur, por me kalimin e kohës të “shtyp” si torzo mbi gjoks, për të hedhur mbi letër atë që mban brenda vetes. Kur më erdhi libri me postë, u gëzova për dhuratën e çmuar. Shpejt i hodha një sy shkarazi. Një vëllim i trashë me prozë. E vura mbi librat e tjerë, sepse ishin të tjera në radhë… Leximet e mia janë të shkallëpërshkallshme. Kryesisht, ata janë vertikale sepse futem deri në thellësi. Vetëm tema “rrëfimi për vete dhe të tjerë”, nuk është në kuptimin parësor, që duhet të rrëfesh në këtë mënyrë në kuptimin parësor, por as në kuptimin e intertekstit (në ndërtekstorinë apo kuptimin e teksteve post/moderne), por është një rrëfim, që për ata që janë rritur në perifërinë apo në fshatrat, “çapkënllëqet alla fëminore” i kemi jetuar të gjithë, madje dhe “arratisje” apo “aventura” imagjinare, por të rrëfyera / treguara/ kallzuara me një realizëm të thellë, përpihen si dëshmi e një sinqeriteti fëminor, të një kohe të “ndaluar”.
Romani i gjatë “I arratisuri” i Taip Sulkos, është në formën e sagës myzeqare. Rrëfimi apo dëftimi realist i një fëmije Ermiri (kryepersonazhi) është ndarë në tre romane. Romani-sagë që ngjan pak me “Sagën e Fortsaijdëve”, por e ngjashme dhe me “Stina e stinëve” të Kasem Trebeshinës, rrëfen për kohën, njerëzit, manitë, frikërat, ankthet, dëshirat, dashuritë, humbjet, “arratisjet” e shoqërisë myzeqare. Autori e ka shkruar, në një kontekst tjetër. Kthimi në fëmijëri “veshur” me petkun autobiografik, “noton” në shumë përshkrime të imta të natyrës dhe jetës myzeqare, me traditat, zakonet, ritet dhe përditshmërinë, që në mesvitet 20-30 të shekullit 20 deri në ditët tona, përgjatë një shekulli. Personazhet fëmijë: [Ermiri/Luani/Agimi/Sidrita]. Personazhe të tjerë: [Lalë Rrapi/Mentor Shelgu]. Personazhet dytësore: [gjyshja/Radioperhapsja/i Plotfuqishmi/Sosja/Ulumati/Ëngjëlli/Edlira/Anja/Halë Kryevidhi/ Memeci i Malajt/Rezarti]. Libri ndahet në:
LIBRI I: LIBRI I ARRATISJES SË PARË
Në librin e parë autori na rrëfen për veten dhe Anadellin (vendlindja e rrëfimtarit të gjithëditur, ose Ermirit), pak a shumë duke na rrëfyer për arratisjen e tij të parë, në kampin e ciganëve dhe na rrëfen për vallet, muzikën, për traditat e tyre. Rrëfimi i sinqertë fëminor, na çon në kohëra shumë të hershme. Kur këta fise lëvizëse erdhën në Europë dhe jeta e tyrë endacake dhe e lirë, nëpër sheshe dhe çadra është në harmoni me natyrën. Autori ka ndërfutur dhe pjesë që i emërton kreu i ndërmjetëm: “-eh, atëherë ku ka lindur gjyshi yt, jeta e nejriut ishte gjithnjë e rrezikuar, sapo mabronte një luftë, vinte një sëmundje ngjitëse, sapo harrohej thatësirë dhe zi buke, vinte një përmytje. Por jeta, gjithësesi, është e habitshme. Edhe mes ankthit dhe skmajes, lindte vetveten dhe qenie të bukura”. Rrëfimi “duket kaotik”, për dhe vetë gjatësinë e tij, por që “fshikullon” saora kohët që herë priten dhe herë ngërthehen, herë janë paralele dhe herë përroken dhe herë-herë kacafyten me njëra -tjetrën.
LIBRI II: LIBRI I ARRATISJES SË DYTË
Në vazhdimësinë e rrëfimit, autori/fëmijë, rrëfen përmes arratisjesh të njëmenda. Këto arratisje janë “eksplorime” përtej realitetit, ku mungesa e lirisë, varfëria, frika, errësira, absursi është një “soditje” në kërkim të vetvetes, në kërkim të tjetrit , përmes përshkrimeve mahnitëse të natyrës me nota realiste dhe romantike. Arratisjet e frikshme (kuisjet e qenve apo imazhi i tytës së pushkës), lidhet dhe “mbarsjen e ideologjisë” së kohës së komunizmit, se liria vjen dhe mbrohet nga gryka e pushkës, krykëput nga ajo lloj lirie tjetër filozofike por dhe njerëzore. Dhuna e komunizmit, kur Kamy shkruan: “më në fund, zgjodha lirinë. Edhe nëse drejtësia nuk arrihet, liria do të arrijë të mbajë fuqinë e protestës kundër padrejtësisë dhe do të ruajë lirinë e fjalës”, receptohet gjatë gjithë librit, jo vetëm si persiatje por dhe si frymë. Përsëri arratisja dominohet: nga frika e personazhit, ndaj të vërtetës, të keqes, absurdit dhe neverisë, së një shoqërie sa hipokrite aq edhe konflituale (konflikte në shoqëri, martesa të dështuara, dhuna në familje, tradhëtitë, arrestimet dhe ndalimet, ngujimet dhe vrasjet etj.), përsëritja e fjalës “qoftëlargu” si peshë konotative nga frikërat e njerëzve nga e keqja, zhbërja/zhvendosja e ankthit jo vetëm fëminore (ankthi i një shoqërie nën tutelën e shtetit dhe syrin ciklop të partisë-shtet). Teknika rrëfyese herë-herë, ka karakter poetik të prozës: “argjendi i ngrirë i Hënës vazhdonte të shtohj saqë mua më dukej sikur tashmë më ishte futur në damarë. Isha si i mpirë, fare pa mendim. Vetëm shihja rreth nëse po afrohej ndonjë rrezik. Më dukje se gjithçka e imja po kthehej në një lëbyrje jashtëtokësore”.
LIBRI III: LIBRI I ARRATISJES SË TRETË
“Ç’të them, u deshën shumë vite që të bëhesh i aftë të harroja ç’ka duhej lënë pas dhe ashtu, në ikje e sipër, t’i ripërtërija vlagat e plagëve. Sidrita, si gjithnjë ishte për mua mjeke dhe hyjni mbrojtëse”, me këtë pasazh, “arratisja e tretë”, ka një tjetër kumt. Kumtin e jetës mes frikës, tmerrit, ankthit, vrasjeve, përgjimeve, arrestimeve, burgosjes së intelektualëve si Ëngjëlli (autori i teatrit shëtitës) dhe dëbimet (Edlira me vajzat), përmes figurës kontraverse përndjekëse të plotfuqishmit: uji fle, armiku nuk fle! Mesazhi universal, ku dikturat janë “lubia” që hanë dhe ëndërrat e fëmijëve. Rrëfimi për “aventurat” e teatrit shëtitës të Emirit/Sidritës dhe Ëngjëllit, përrok një tjetër sagë: saga e diktaturave dhe totalitarizmit; [(sado komunikimi funksional, mes individit dhe totalitarizmit, mund të mplekset ose të shmangin njëri-tjerin, për sudimin (e shtetit të “uni-t”) shtresa e jashtme e universit dimensional, në të cilin njeriu trajohet duke u parë si objektiv, ku pozitivja kthehet në negative, njeriu të mund të vazhdojë të funksionojë, i nënshtruar, por i paaftë , derisa institucionet e fjalës së lirë dhe të lirisë së mendimit e pengojnë pajtimin e individit intelektual, me realitetin ekzistues, “sapo njeriu fillon ta konsiderojë veten burimin e kuptimit më të lartë të botës dhe njësi matëse të gjithçkaje, bota fillon të humbë dimensionin e saj dhe njeriu fillon ta humbë kontrollin e saj”, ka thënë: (Vaslav Havel)], simbolika e Gazi 69 , [(“dhe rrugëve të atdheut/ si kukuvajka nën hënë/leh e ulërin/gazi
69”, (“Shqipëria 1967” nga Bilal Xhaferri)], për të kuptuar se tortura dhe survejimi ishin jo vetëm devotshmëri nga njerëzit e pushtetit, por edhe domosdoshmëri për mbijetesën e tij. Strategjia e dhunës komuniste ishte e mirëmenduar, se edhe vetë kaosi shoqëror ku jetojmë, [“ se partia të ngarkon që dëshmitë e syve dhe të veshëve duhen flakur”, (“1984”, Oruell)]. Një ndërtim i tillë romanor “justifikon” dhe gjatësinë e tij. Cilësimi i emrit të diktatorit [Enver Hoxha] është i qëllimshëm nga autori. Përveç përshkrimeve të imta dhe të hollësishëm, romani ka një pasuri të madhe gjuhësore, sidomos fjalëformime, krahasime, metafora, elemente të romanit post/modernist, por fabula dhe ndërtimi janë tipike ta romanit klasik realist.
Fjalëformimet: kryengritësit/përndezin/vetvete/marrëdhëniet/anadellas/shpërfytyrim/përdalloheshin/përhershëm/gojëdhënash/hapërdaheshin/hajujku/përkeqësu/dritëmekur/radiopërhapja/sidritës/ndërkryer/kokëfortë/kacafytur/plotfuqishmi/vendstrehim/qoftëlargun/sapopjellë/pasmesnate/sybojëqielli/ndërlidhur/përqafuar/hakmarrjeje/asnjëherë/bashkëpunuar/kokëulur/erëgëlbazë/gruemirë/patëmetë/mosbesim/gojëhapur/theqafje/rruazapalcash/ paskëtaj /parakrahun /trupmadh/ gjethegjelbër /ngadaltë /përgjithnjë /zëulët/ndërkaq/përdhunë/nënqesh/bojëqielli/ngadaltë /përgjithnjë /zëulët /ndërkaq /përdhunë /nënqesh /asnjëherë /përqafuar /kokëfortë /qoftëlargu /plofuqishmi /mosbesim/buzëmbrëmje/bashkëjetesë/bashkëpunëtorët/fjalëpaku/pavënëreshë/kudogjindshëm/ecejake/hapërdara/kundërshtonin/udhërrëfyesi/dritëhedhësve/tërëmend/bashkëshortët/gjysmëudhtarakun/papërgaditur/hakmarrje/përpëliteh/gojëkyçëse/teposhtë/vetëflijohej/ndërkaq/zemërkeq/vetëveten/buzëmbrëmje/stërgjyshi/papërmbatshme/gjysmëtullace/kroinjelm/gjithëpushtetshme/erëmirë/mesnatë/prapëseprapë/parandjenjë/pikëpyetje/arkëmorti/përmatanë/ndërmjetëm/spërdridheshin/pazëshëm/pikëpyetje/bashkëbiseduesit/gjëmëmëdhenj/puthadorë/kokëkrisurit/atëbotë/mëgjithëmend/ndërlidhje/paudhin/shtatlartë/vendlindje/kryeqytet/marramendëse/vetëflijohet/faqeplloçka/frikëndjellës/jashtëzakonshme/tejendanë/ndërpremë/dhjetëfish/metërëmend/gjuhëprehtë/sapomartuar/shtatzënë/asgjëkund/gjithëfuqishëm/bashkëbisedues/përshkëndijonte/njëherazi/kokëlopë/paralufte/ogurzezë/jshtëzakonshëm/gjithësecili/shtatlartë/syzezë/fatlumi/ndërsjellë/shtazënë/përkundrazi/rrëfana/teposhtë/stërmundim /bashkëpunim /pandërprerë /këmbadoras /përndezje /njëqindfishtë /zëdridhur /bishtmbufatur /ndërkryer /stërkuqur /tehsertë /qimebardhë /pikëpyetje /nënkuptimeve /kryevepër /kokëngjeshjes /barkafe /keqtrajtim /natlmadhnisë /kryeposhtë /gojëhapur/papërkryera/duartrokita/nënqeshnin/palarë/syerrur/gjakrrjedhjen/gjimbajtëse/veshprerë/ndihmësmjeku/drejpërdrejtë/kokëulur/zemëprehtë/shalahaptas/rretherrotull/përgjysmuar/simotër/vejevinin/kryemurgesha/gjithëmend/ngjyrëkafe/gojëhapur/tjetërsoj/tërëçka/gjithëfarëlloj/ndellakeqje/stërmadh/domosdoshme/zëdridhur/teagjikonedi/syshqyer/vëtëpërsiatjen/flokzi/paqethura/grykëhapur/papame/buzëuji/kryeprift/vetëvra/jashtëzakonshëm/përmbysjes/njëqindfish/ringrenë/përmbysje/rilind/treqindekatërdhjetëepestë/treqindekatërdhjetëekatërt/dëmshpërblimi/dritshkronja/pajetë/kokëngjeshje/rrezikzeza/rruazapalcash/kokëposhtë/stërlidhor/kundërfluturimi/symbyllur/stërlodhshme/vetëkënaqësitë/pavënëreshëm/dorëzonjave/kryekurorëzës/asnjëfarë/ngjyrëkali/sapodalë/ndëtëkeqesha/kokrrakuqe/stërmëdhenj/jashtëtokësorë/vllavrasja/kokëngjeshur/kokëgdhë/zdrypatën/përhidheshin/mbinatyrshme/fundvere/shpërfillshëm/pangopurit/sipërmarrësit/nënoficer/fitimprurëse/përgjithënatën/zulmëmadh/grimëherë/hëpërhë/parandjerë/gojëdhëna/kryeherit/vendimmarrjeje/rrobënate/teposhtë/përjetshme/zëvendësues/megjithëmend/vetëflijohesha/megjithëkëtë/pesëdhjetë/shtojzovalle/mëvetësinë/përhidhte/parrëfyer/fathënës/kryengritja/përthithin/pakthyeshme/kotmëkoti/zëforti/arkëmorti/këmbëzbathur/mezidukshëm/njëmbëdhjetë/pagjak/përhimjen/ngapak/sapovëna/përtokë/keqardhje/nënkresje/ndërprerë/tjetërsojtë/pakapërdishëm/përfare/bashkëvuajtësi/përjetësojë.
Onomatope: ëëëëë, ëëëëë, khë, ëëë, khë, ëëëëë, …sssssst…ssssss…., cc…,sst…ccs…,ssssss… shshshshsh….shshshsh…, fër, fër, fër…, ff, ff, ff, fuf, fuf, …fuf-fuf,….ga, ga, gggga….kuak, kuak, kuaaaak…shshshshsshtshshsst…,sssst, ssssst, shshshshshssh ej, ej, ej, ec…
Sëfundmi: zhanri romanor, përkundër poezisë, ka më shumë lexues, dhe pse autori është vërtetë i “arratisur”, por libri e gjen vetë lexuesin dhe udhën drejt tij. Në një shoqëri kaq kaotike si ajo shqiptare, ky roman rri kaq mirë përbri dhe në krah lexuesit, duke thënë me plot gojën, se kjo liri e tepruar në emër të demokracisë, çon në një tjetër rend; atë të kaosit socio-shoqëror, moral dhe politik, ashtusiç mungesa e saj, në diktaturë. Por, leximi na pasuron dhe na shpëton nga ky lloj kaosi, duke na “pastruar” nga frika e vetvetes.
https://www.fjalaelire.com/post/emi-krosi-gjeratorja-e-sagës-së-rrëfimit-për-vete-dhe-të-tjerë