Bekim Fehmiu: Versajë, Francë 1970
Bekim Fehmiu: Versajë, Francë 1970. Foto nga Muhamet Shala.
Bekim Fehmiu erdhi në jetë më 1 qershor të vitit 1936 në Sarajevë, kurse më 15 qershor të vitit 2010, ai bëri vetëvrasje, duke u shuar kështu tragjikisht dhe në mënyrën më dramatike të mundshme, një aktor kaq i mirënjohur dhe artisti ynë më emblematik që patën trojet shqiptare, në përmasa globale.
Ai ishte aktori i parë dhe i vetëm nga Evropa Lindore që edhe në kohën e Luftës së Ftohtë dhe ekstazën kulmore të sundimit të komunizmit, arriti të thyente perden e hekurt dhe depërtonte deri në Holliwood.
Por me gjithë emrin e madh që bëri dhe famës së përbotshme, që për gjallje të vet, Bekim Fehmiu, arriti t’i ndërtonte aq suksesshëm me shumë punë dhe mund, nga kalimi i tij në amshim, vitet vijnë e shkojnë, njëra pas tjetrës-tërësisht në heshtje, dhe ai nuk përkujtohet më as në mënyrë simbolike, qoftë në Prizren kryeqytetin e Lidhjes ku aktori ynë ndërkombëtar u rrit e shkollua, apo edhe në Prishtinë kryeqytetin e Republikës së Kosovës, e të mos flasim më edhe për qytetet tjera shqiptare në Shqipëri-Kosovë, Iliridë apo kudo qofshin ato.
Aktori i madh shqiptar me përmasave botërore, ishte i madh, jo vetëm në art,vepër e kulturë, por i veçantë edhe në jetë dhe vdekje. Ai la të shkruar për gjallje të vet, që pas shuarjes fizike, trupi i tij të digjej, për ti bërë dritë qytetit të Lidhjes dhe të rritës e shkollimit të Bekim Fehmiut, Prizrenit, kurse hiri të hidhej në Lumbardhë, për t’u larë e freskuar për herë të fundit në ujin e dëlirë të atdheut të tij.
Koha e gjalljes dhe famës së tij, tanimë duket të jetë, jo vetëm shumë e largët, por edhe vepra e artistike e aktorit, kujtohet vetëm si “legjendë” dhe “histori”.
I ati i Bekimit, Ibrahim Fehmiu, i lindur më 1892 në Gjakovë dhe vdekur, vetëm pak kohë pas lirimit nga burgu rankoviqian më 1951 në Prizren, kishte vuajtur aq shumë nën regjimin okupator të Serbisë, sa që me tu lindur Bekimi, familjarët thuhet se ende pa e parë e ëma, kishin nxituar ta mbështillnin me një çarçaf të bardhë, në shenjë besëtytnie se në këtë mënyrë, urimi i nënës për fëmijën e sapolindur, do të arrinte efektin maksimal dhe bindjen se njerëzit e mëdhenj dhe me fat, vijnë në jetë duke reflektuar bardhësi.
Babai i Bekimit, mësuesi, intelektuali dhe veprimtari i shquar, Ibrahim Fehmiu u lind më 25 nëntor të vitit 1892,në Gjakovë, ndërsa vdiq, vetëm një muaj pas lirimit nga burgu rankoviçian, më 19 nëntor të vitit 1951 në Prizren.