DY KONTRASTE QË PASQYROJNË REALITETIN HISTORIK TË NJË EPOKE NË KUJTESËN E NJË MËSUESI ME PËRVOJË
Nga Bashkim Saliasi
Mirëmëngjes miku im, Isa Ferizaj!
Të përgëzoj për botimin e librit dhe të uroj vetëm suksese, jetë e shëndet të mirë për Ju dhe familjen tuaj.
Leximi i dy vëllimeve të librit tuaj“Shqipëria në sytë e mi” më dha një kënaqësi të veçantë, pasi nga leximi i dy vëllimeve të atij libri, unë mora një emocion të veçantë.
Shumë urime të uroj nga thellësia e zemrës për këtë libër me vlera historike jo vetëm për familjen tënde, por për gjithë shqiptarët kudo që janë e jetojnë.
Historia do të marrë vlerat e duhura duke shfrytëzuar shkrimet dhe bo-timet me vlera, si ky libri juaj. Një përqafim vëllazëror nga miku e shoku yt i kahershëm Bashkim Saliasi.
* * *
DY KONTRASTE QË PASQYROJNË REALITETET HISTORIKE TË DY KOHËRAVE, NË MEMORJEN E NJË MËSUESI, SHKRIMTARI E INTELEKTUALI ME PËRVOJË
* (Udhëtim në labirinthet e fshehta të krijimtaris së intelektualit me vlerë shoqërore dhe letrare të poetit, prozatorit dhe shkrimtarit Isa Ferizaj)
Në fillim të muajit tetor u takova me shokun tim, bashkëudhëtar në In-stitutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’), në vitet 1975-1979, Isa Ferizaj. U larguam nga qyteti Shkodrës në vitin 1979 dhe, u takuam përsëri pas tridhjetë vjetësh në qytetin e Kamzës.
Punonim në shkolla të ndryshme, unë në shkollën “Niko Hoxha” në Vailias dhe Isai në shkollën e mesme të bashkuar në Kasallë. Udhëtonim çdo ditë me autobuzin e linjës Tiranë – Kamëz dhe një ditë pyes një kolegun tim se, cili ishte ky mësues, që e respektojnë të gjithë në autobuz duke ia liruar vendin.
– Nuk e njeh?! – mu drejtua kolegu im me habi!
– Jo, u përgjigja.
– Ai është Isa Ferizaj, nga Tropoja dhe, punon në shkollën e mesme të bashkuar të Kasallës. Kur zbritëm nga autobuzi në Kamëz e prita shokun tim dhe iu prezantova vetem profesionalisht, pra, si mësues që isha.
Pa e zgjatur iu drejtova me disa pyetje “rrufe”:
– Më falni! A mos jeni nga Tropoja ju?
– Po! – m’u përgjigj.
– A mos keni mbaruar studimet e larta për Gjuhë Shqipe-Letërsi, në Shkodër?
– Po!- vijoi përgjigjen e tij, dytingullore.
– A më njihni mua? – iu drejtova pasi vërtetova hamendësitë e mia për atë mësues.
Ai u ndal dhe më hodhi një vështrim, shigjetues, tamam sikur donte ta shponte tej pë tej hapësirën kohore, por tashmë me një qëllim të përcaktuar, të zbulonte enigmën e provës së kujtesës së tij, që ishte përsoni që kishte para syve.
– Ooou, o Baçi!! Po ti je, more?!- e m’u hodh me përqafim prej vëllai.
– Vetëm nga sytë më erdhe në kujtesë, – më tha, – sepse këto mustaqet dhe ky shëndet i bëshëm që paske, më turbulluan pak, por sytë, ata sytë e tu, s’më lanë të mos e zgjidh enigmën më të këndshme të asaj dite rinjohjeje e ribashkimi.
– Si nuk të mbaj mend, more shoku im, por kanë kaluar tridhjetë vjetë dhe nuk jemi parë asnjëhere, – më tha.
Që nga ajo ditë kur kishim kohë, pinim kafe së bashku në Kamëz me Isain dhe kolegët e tij Irfan Kaca nga Librazhdi, Mahmut Karanxha nga Kukësi, Ramiz Mokrëri nga Pogradeci, Luan Xhemollarin nga Korça, Faik Hasën nga Kukësi e më Emri Kacanin e Jahë Deliajn, nga Peshkopia, por në ditë të veçanta edhe me kolegë të tjerë që punonim në shkollat e Kamzës.
Kafeja e mëngjesit na shijonte sepse unë dhe Isai çdo mëngjes lexonim dhe diskutonim tregimet apo poezitë tona që krijonim gjatë kohëndarjes tonë. Kolegët tanë: Irfan Kaca, Mahmut Karanxha, Ramiz Mokrëri apo dhe ndonjë koleg tjetër që rastësishtë udhëtonte së bashku me ne në linjën e autobuzit Tiranë-Kamëz ulej me ne për të shijuar kafenë e mëngjesit dhe pasi dëgjonin krijimet tona shprehnin edhe ndonjë mendim të tyre.
Nuk mbaj mënd që në tavolinën ku ne uleshim për kafenë e mëngjesit të diskutonim për probleme politike, por bisedat tona vërtiteshin rreth kri-jimtarisë letrare dhe ndryshimeve në programet mësimore të shkollës.
E solla këtë parantezë për lexuesit se gjithësecili në këto dy epoka që ne kaluam nga njëri sistem në tjetrin ka bindjet e veta, si edhe gjykimin e tij të cilat nuk dhanë asnjë ndikim negativ tek asnjëri nga ne. Kjo, ndoshta, se ne ishim mësues!
Përvoja në fushën e letrave përsa i përket krijimtarisë letrare, e kolegut tim Isa Ferizaj është për tu vlerësuar dhe studjuar me laps në dorë. Ky me-ndim më vjen si rezultat i njohjes më parë të shkrimeve të tij, por, sidomos pas leximit të veprës së këtij shkrimtari tashmë, me titull “Shqipëria në sytë e mi”, në dy vëllime, me mbi njëmijë faqe. Ay, lexuesi gjën: kujtime, rrëfime autobiografike mbresa, analyze të thellë, krahsime, statistikë, përshkrime të bukura me plot tharm letrar, fort tërheqës e, mbresëlënës. E, kjo ngjet në dy vëllimet e librit, me nëntitujt: i pari, “Nga fundi errësirës-në kryemajat e lavdisë” dhe i dyti: “Nga kryemajat e lavdisë, në fundin e errësirës”. Një inversion letrar brilant, i bërë nga një arsimtar me bagazh që reflektohet në dy librat e shkruar bukur dhe pastër nga autori.
Pasi mbarova së lexuari dy vëllimet e librave “Shqipëria në sytë e mi” pyes shokun tim se ku je mbështetur që ke sjellë aq shumë argumenta dhe fakte bindëse e të parrëzueshme? (Në fakt ne brezi atyre viteve i kemi jetu-ar dhe jemi rritur e formuar me ato dukuri).
– Më është dashur një punë njëzetë vjeçare për të hartuar këto dy libra që pasqyrojnë jetën time në rritjen e saj, parë paralel në këndvështrimin e rritjes dhe zhvillimit edhe të nënës Shqipëri, sepse po rriteshim, pothuajse njëkohësisht, në një epokë të re, krejt ndryshe nga të gjitha kohërat dhe epokat e të gjithë shekujve të mëparshëm, të deriatyshëm, që lidheshin me jetën dhe historinë e kombit tonë – ishe përgjigja e shokut tim, Isa Ferizaj.
Autori, falë përvojës në fushën e prodhimtarisë letrare dhe me një for-mim të përgjithshëm akademik, pavarsishtë se nuk zotron tituj e grada shkencore, por ai me penën e tij arrin të sfidojë çdo kundërshtar, që do ndeshet me të, mbi bazën e fakteve dhe dokumentave që ai ka pasqyruar në këto dy vëllime përsa i përket ndryshimeve që ndodhën gjatë periudhës së trazicionit. I shkruar dhe i plotësuar me argumenta dhe fakte, libri pas-qyron tërë veprimtarinë e tij, duke e analizuar me syrin kritik, krahas rrit-jes dhe formimit të tij, edhe atdheu, mëmëdheu ynë i shtrenjtë Shqipëria ndryshoi dhe u rrit duke dalë nga fundi errësirës nga lufta e dytë botrore e, duke u radhitur në kampin fitues të LDB, pas shëmbjes së bishës fashiste dhe asaj naziste.
Nuk kam në mend të bëj analizën e kësaj vepre voluminoze e të ngjeshur me analiza e fakte, por dëshiroj që mendimet e mia për botimin e kësaj vepre me dy vëllime tia sygjeroja e bashkoja edhe të lexuesve të tjerë, pse jo, edhe, e sidomos, historianëve që historinë e zhvillimit të sho-qërisë shqiptare, të parë në dy kënde nga autori, ta vlerësojnë ashtu sikun-dër ne e jetuam edhe para vitit 1990, por edhe në këto tridhjet e katër vite, pasi ende nuk po shohim dritë jeshile në tunelin kun a futën në fundvitin 1990. Rinia për ditë po ikën dhe po e braktis vendin e vet; droga dhe pros-titucioni janë bërë lajme të ditës që çojnë në eleminimin e kundërshtarve brenda grupimeve kriminale; por edhe burgjet janë mbushur plot me djel-mosha dhe vajza të reja.
Mesazhi që përcjell autori Isa Ferizaj në këtë vepër është mëse i qartë e i bazuar mbi bazën e pasqyrimit me realizëm të realiteteve dykohore politi-ko-shoqërore e, historiko-ekonomike, realitete me plot fakte e arsyetime bindëse e kokëforta.
Autori Isa Ferizaj na sjell evolucionin që pësoi vendi ynë nën udhëheq-jen e Enver Hoxhës, nga viti 1941 deri në vitin 1985, vit kur Enver Hoxha u nda nga jeta.
Nën udhëheqen e këtij strategu, ai sistem arriti që një popull analfabet, me mbi 95% të tij e, me një ekonomi primitive dhe me një bujqësi të pra-pambetur, pra arriti që ta shkollojë të gjithë popullsinë dhë të zhduk anal-fabetizmin 100 %, të thaj kënetat dhe moçalet, të çoj dritën elektrike edhe në skajet më të largëta të atdheut, të njohë vendin tonë në arenën ndër-kombtare, të dalë nga “Traktati Varshavës” dhe, mbi të gjitha, ta demasko-jë Hurshovin dhe revizionizmin tradhtar ndërkombëtar, mu në strofullën e vet. Kush tjetër mund ta bënte këtë dalje në dritë të kombit tonë që i janë kafshuar trojet nga dy fqinjët tanë më të këqinj në ballkan dhe nga fuqitë e mëdha të evropës plakë.
Kur autori flet për rritjen e vet, duke evidentuar faktin se nëna e tij i vdiq shumë shpejt pas lindjes së tij, ai është rritur nga xhaxhai i tij duke mos i munguar dashuria prindërore dhe nga ana e nuses së xhaxhait, e cila nuk e ndau nga djali i vet, tregon për mirësinë dhe dashurinë e kësaj famil-jeje atdhetare që brumosi edhe tek Isai i vogël ndjenjën e edukatës famil-jare, dashurinë për të dashurit, dashurinë për mëmëdheun dhe dashurinë për Flamurin si gjënë më të shenjtë që Isai, siç duket e ka edhe flamurin e frymimit të vet frymëzues e prijëtar mendimi dritërues edhe në shkrimin, edhe në reflektimin e mendjes e të shpirtit të vet në këto dy vepra monu-mentale, flamur të cilin, s’rreshtë së përmenduri.
I arsimuar në shkollat më prestigjoze të vendit tonë dhe i paisur me një kulturë të gjerë admiruese, Isai arrin të sfidojë edhe sistemin që u instalua pas viteve ’90, edhe personat me dy fityra, që deri dje iu servilosën atij sis-temit socialist dhe, me ndryshimin e tij, hodhën baltë jo vetëm mbi ata që dhanë jetën dhe gjakun e tyre në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare,por edhe mbi figurën e udhëheqësit të lavdishëm të vendit tonë, Enver Hoxhës.
Tematika e përditshmërisë jetësore, si në pasqyrimin e rritjes e të ngjit-jes së saj në kryemajat e lavdisë, ashtu edhe kur ajo përditshmëri jetësore, rrokulliset rrëpirave theqafëse për të rënë në honet e errësirës që përshkru-an Isa Ferizaj në këto dy vepra tregon se, gjithkush nga ne që jetuam në atë periudhë të shekullit XX dhe këtë fillimshekulli XXI e gjejmë veten tonë. Është një analogji që pak a shumë ngjason me jetën e çdo shqiptari që u lindëm dhe u ritëm në këtë habitat dhe jetuam kohë të arta pas vitit 1945 e, deri në vitin1990 dhe, po ashtu, jetuam e po jetojmë edhe kohëra të këqia, këto, që nga fundviti 1990, por edhe tani, kohëra këto të pasnëntëdhjetës, ku degjenerimi dhe mashtrimi s’po marrin fund edhe pse po ka-lojnë 34 vjet tranzicion të pashembullt, si në kohë, edhe në vështirësi.
I kalitur në kurdhën e vështirësive dhe i përshtatur për të jetuar në ditë të vështira, heroi i këtyre dy veprave, autori i tyre Isa Ferizaj, asnjëherë nuk hoqi dorë nga bindjet e tij. Nuk ka gjë më të mirë se të deklarohesh në shoqëri ai që je dhe, të mos jetosh jetën duke u qurravitur dhe duke iu servilosur të ligut, që do s’do, një ditë do vuash pasojat e kësaj forme të të jetuari. Poeti e shkrimtari njëherësh, brenda këtij libri, me penën e tij të artë nuk ndalon për asnjë moment së teguari, me përgjegjësi atdhetare e inte-lektuale, shoqërisë realitetin në të cilin po mbijeton, por edhe orientimin nga duhet të dalë nga fundi i errësirës ku e kanë hedhur, nga realiteti i jetës së hidhur që njerëzit e paformuar përpiqen ta sheqerosin e, na ana tjetër ata s’ndalojnë asnjë çast, së mohuari dhe së degraduari figurën e ndritur të Enver Hoxhës.
Me fakte bindse dhe me një analizë rrënjësore mbi bazën e fakteve dhe të shifrave, autori Isa Ferizaj i tregon shoqërisë shqiptare realitetin e hi-dhur që po kalojmë në këto 34 vite gjoja demokracie.
Ja si shkruan ai në një paragraf:
– “E tërë jeta jonë, pra edhe e imja, ishte një garë midis të mirës dhe të keqes, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, midis dijes dhe padijes, midis li-gësisë dhe sinqeritetit, midis krenarisë dhe turpërimit, midis besnikërisë dhe tradhëtisë, midis unitetit dhe shpartallimit, prandaj duhej të gjurmo-nim e zbulonim anët, dukuritë, qëndrimet e veprimet e maskuara negative, por, edhe tua njihnim atyre përmbajtjen e shkallën e negativitetit e, të ndesheshim me to e, të fitonim me çdo kusht, mbi to”.
Mesazhi i një mësuesi e intelektuali me përvojë, vjen para lexuesit si një diell ndriçues, që shpërndan tek lexuesi, paqe dhe dashamirësi, buzë-qeshje dhe tolerancë; që tregon udhën e vërtetë të mbrojtjes së trojeve tona që i kemi larë në çdo pëllëmbë me gjakun e dëshmorve. Shpirti poetik i a-utorit vjen nën ritmin e kohës, si një mesazh hyjnor që e shoqëron në të gjithë krijimtarinë e tij, por edhe në çdo aspekt të jetës së tij, si një familjar i përkushtuar, bashkëshort i denjë dhe një burrë fisnik me të gjitha virtytet njerëzore.
Autori i kësaj vepre i frymëzuar nga ritmi i kohës si bashkëudhëtar me rritjen e atdheut dhe përparimin e tij, në të gjitha fushat e jetës, pa krim dhe pa prostitucion,përcjell tek lexuesi mesazhe mirëkuptimi,tolerance dhe e përflak shpirtin e lexuesit.
Duke qënë jo vetëm njohës, por edhe specialist i diplomuar i Gjuhës Shqipe e i Letërsisë, ai përdor shumë bukur fjalën shqipe dhe përcjell tek lexuesi dashuri, forcë, urtësi dhe krenari. Ajo që karakterizon veprën e Isa Ferizajt është dashuria që përzihet me dhimbjen e plagës së kurbetit, kur zërat e njerëzve të dashur që e braktisën dhe po vijojnë ta braktisin vend-lindjen, duket se ai i dëgjon pafundësisht trojeve tona të braktisura e të kthyera në fantazma të frikshme, por ata zëra, sikur ai i dëgjon edhe andej ku i hodhi dallga, si zogjtë e korbit në shkretëtirë, gjithandej, brenda dhe jashtë vendit.
Vepra e autorit Isa Ferizaj është një reflektim i brendshëm i shpirtit të vrarë që reflekton duke na përcjell mesazhin e vlerave të mira që arritëm për 45 vjet dhe të tatëpjetën që morëm pas viteve ’90 dhe, deri në ditët e sotme. Urime, shoku dhe miku im Isa Ferizaj, në botime të tjera me vlerë njerëzore, për shoqërinë shqiptare çuditërisht, ende në tranzicion!
Tiranë, më 23 Nëntor 2024.
——————————
Isa Ferizaj
Një MIRËMËNGJES të ngrohtë me dashuri e respekt njerëzor, vëllazëror e shoqëror, Shoku e miku im i çmuar Bashkim Saliasi, edhe pse sot, dita qënka tipike dimërore, sepse po mbijetojmë në “stinëgjatën” dimërore!
Ma mbushe zemrëm plot mirësi, sepse ka ca kohë që kishim krijuar zbrazëti, por mesa duket, për ta mbushur me këto fjalë zemre, si këto tuajat.
Të jam thellësisht mirënjohës për konsideratat tuaja fort të çmuara, si prej një shkrimtari shpirtpashteruar vlerash, si prej një poeti muzërrjedhëse frymëzuese e, si prej një shoku e miku që asnjë acar dimri idhnak, nuk mundi të na i ngrijë e të na i vdesë lidhjet tona, të mbjellura në stinëpranverën e jetëve tona.
Mirënjohje pa cak mbarimi për ju dhe fjalët e zemrës tënde, shoku im i çmuar, Bashkim Saliasi!
Sot kafen e fillova vetëm, por e vazhdova virtualisht, por edhe përmes fjalëvlerëtave të t tij për librin tim, deri në mbarim, me shokun tim fort të çmuar, dobrushasin skraparlli përballasin me Tomorrin, Bashkim Saliasin.
Të uroj çdo të mirë, në jetë e në familjen tuaj, shoku im!
(Tiranë, më 23 Nëntor 2024).