Albspirit

Media/News/Publishing

Mbresa të bukura mes bashkatdhetarëve në Trieste e Slloveni

Nga Kozeta Zavalani

Po filloj këtë reportazh nga Trieste e bukur me foto nga Piazza San Antonio, e Piazza Unità d’Italia sheshi kryesor në Trieste, sheshi më i madh në Evropë që ndodhet pranë detit, ndërtuar gjatë periudhës kur Trieste ishte porti më i rëndësishëm detar i Perandorisë Austro-Hungareze dhe përfshin ndërtesat e bashkise, gjykatën dhe pallate të tjera të rëndësishme. Të ftuara nga bamirëse e atdhetare Vitore Stefa Leka, anëtare e këshillit të Lidhjes Shqiptare në Botë dhe presidente nderi e disa shoqatave shqiptare në mergim. Për veprimtarinë e saj humanitare dhe si një nga bamirëset shqiptare të shekullit shpesh quhet “Nënë Tereze e Triestes” Mikpritja e Vitores dukej qartë që në buzëqeshjen dhe përqafimin e saj të ngrohtë. Befasimi i parë në shtëpinë e saj që ngjante me një muzeum biografik që duhet patur në konsideratë si një grua që ka bërë dhe dhënë shumë për shqiptarinë. Shumë çmime, vlerësime, takime me përsonalitete nga disa fusha të kulturës, artit, politikës etj në aktivitete të ndryshme në disa vizita, ku secila ka mjaft për të thënë. Nga viziata jonë në Trieste qershia mbi tortë ishte takimi me kryetaren e Shoqatës Kulturore “Arberia” Trieste; Adela Shehu, bashkëbisedim I ngrohtë, shkëmbim përvoje e dhurime librash nga krijimtaria jonë, duke i uruar suksese në çdo veprimtari… Pastaj vazhduam shëtitje në kopshtin public Tomasino te Triestes, ku nderuam figura të shquara, midis tyre Xheims Xhois e aktorin shqiptar me famë botërore Alexander Moisiu, etj… Kështjella Miramare Ditën tjetër vizituam Miramaren një kështjellë, që ndërthur hitorinë me legjendën, duke qëndruar madhështore, rrethuar nga një park historik i harlisur, në majë të kepës Grignano që përqafon Gjirin e Triestes, rreth 6 kilometra nga qendra e qytetit. Kalaja Miramare daton në mesin e shekullit të 19-të ndërtuar me kërkesë të Archduke Ferdinand Maximilian Of Habsburg, i cili donte të jetonte atje me gruan e tij Charlotte të Belgjikës. Legjenda thotë se Maximilian fillimisht ra në dashuri me këtë vend, i cili atëherë ishte vetëm një kep shkëmbor pa bimësi kur u strehua i detyruar nga një stuhi në portin e vogël Grignano dhe ndërtoi Kalanë Miramare, një rezidencë historike ku ruhen të gjitha orenditë origjinale me një koleksion që bashkon vepra dhe stile nga e gjithë bota. Sipas historisë në vitin 1850, në moshën tetëmbëdhjetë vjeç, Ferdinand Maximilian – vëllai më i vogël i Franz Jozefit, perandorit të Austrisë – erdhi në Trieste me vëllain e tij më të vogël, Archduke Charles. Menjëherë më pas ai u nis për një lundrim të shkurtër në Mesdheun lindor.Ky udhëtim e konfirmoi atë në synimin e tij për të lundruar dhe për të njohur botën. Në 1852 u emërua oficer dhe në 1854 u bë Komandant i Përgjithshëm i Marinës Perandorake Austriake dhe vendosi të shpërngulej në Trieste e të ndërtonte një shtëpi përballë detit dhe të rrethuar nga një park i denjë për emrin dhe gradën e tij. Sipas traditës, kur arkiduka u kap nga një stuhi e papritur në Gji, ai u strehua në portin e vogël të Grignano-s dhe zgjodhi një kodër të zhveshur shkëmbore me origjinë gëlqerore si mjedis për shtëpinë e tij. I gjithë kompleksi, i blerë për herë të parë në fillim të marsit 1856, quhej Miramar, ndoshta sipas emrit të Princit … Duke vizituar kështjellën shohim: dhomat e Maximilian dhe ato të bashkëshortes së tij, Charlotte; dhomat e miqve; dhoma që tregon historinë e kështjellës dhe ndërtimin e parkut; apartamenti i Dukës Amedeo i Aostës me orendi të viteve 1930 në stilin racionalist. Të gjitha dhomat kanë orendi origjinale, zbukurime, mobilje dhe objekte që datojnë nga mesi i shekullit të 19-të. Vlen të përmendet veçanërisht dhoma e muzikës ku Charlotte luante fortepiano, tani e shfaqur në dhomën VII. Në dhomën XIX ka një seri pikturash nga Cesare dell’Acqua që përshkruajnë historinë e Miramares. Së fundmi, dhomën e fronit, e cila kohët e fundit u rikthye në shkëlqimin e saj të mëparshëm… Personalitetet tona në diasporë; Heset Ahmeti dhe Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria”në Koper Heset Ahmeti drejton Shoqatën Kulturore Shqiptare “Iliria”, Koper është veprimtar i shquar, i palodhur, drejtues i devotshëm që mban bashkë shqiptarët dhe bën gjithsçka për ta. Shoqata që ai drejton është shumë aktive në jetën kulturore, arsimore, sportive, jetën shoqërore, njohjen e historisë, ruajtjen e identitetit dhe promovimit të diversitetit kulturor në qytetin e Koperit dhe në gjithë rajonin e Istrias Sllovene. Shoqata ka në gjirin e vet grupin artistik, ekipin e futbollit, ka në funksionim shkollën e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Mbi të gjitha, shoqata ka shtëpinë e vet, qëndrën kulturore me mjedise të bukura e të mjaftueshme, të cilat janë funksionale. . . Heseti ka ditur që të bashkëpunojë shumë frytshëm me intelektualët e qytetit dhe sidomos me studjuesin Peter Štoka, duke sjellë për publikun kontributin e më shumë se gjashtë familjeve të vjetra fisnike shqiptare në Koper shumë shekuj më parë. Duke shëtitur në qendren e qytetit Heseti na thote: Kjo është biblioteka, dikur pronë e pinjollit Bruti, nga familje fisnike durrsake, që u martua, me Orean, mbesën e Skënderbeut/ Në kohën që kam ardhur këtu, as bëhej fjalë për të festuar ndonjë festë kombëtare tonën, apo të mbanim flamurin kuq e zi, simbol i indetitetit tonë, e unë këtë e bëra të mundur me shoqatën Iliria. Ne së bashku me bashkëshorten, mbollëm tek të katër fëmijët, atë që prindërit tanë kishin kultivuar te ne, pra dashurinë e pakufishme për kombin tonë të copëtuar, për Kosovën tonë të dashur dhe për gjuhën shqipe. Sepse gjuha, himni dhe flamuri janë indetiteti i një kombi . Shoqata Kulturore e shqiptareve të Istres, Sllovene “ILIRIA” ka një Ansambël që i ka dhënë një gjallëri të jashtëzakonshme komunitetit shqiptar në Koper, Portorozh, Izole, Piran, etj ku ne shkuam e i vizituam, e kudo shoqata “Iliria” është shumë e njohur në gjithë Slloveninë ku frymon shqiptari dhe ku në çdo aktivitet të saj, marrin pjesë të ftuar nga organizata të ndryshme sllovene. Në këto aktivitete është gjithmonë e pranishme “Nanë Loke”, Zonja Vitore Stefa, e cila është një ure lidhëse mes shqiptareve dhe shoqatave në gjithë diasporën dhe në këto 27 vjet nuk ka shqiptar që nuk e njeh dhe e do “Nanë Loken”e pranishme që në fillim të krijimit të shoqatës. Në këto dy vitet e fundit aktivitetet janë zgjeruar më shumë me udhëheqësin e bibliotekës së Koperit, Pjeter Shtoka, qysh në Simpozium që shënon 300- vjetorin e Pallatit Bruti dhe në promovimin e librave të ipeshkvit, Augostin Bruti, të përkthyera në sllovenisht. Pra Pallati ku është biblioteka e qytetit quhet Pallati Bruti, dhe i takon familjes fisnike Bruti me origjinë nga Durrësi dhe një nga nipërit e tij, u martua me Orean, mbesën e Skënderbeut. Përpos familjes fisnike Bruti edhe shume familje të tjera fisnike siç janë Brati, Bruni, Borisi, Dukagjini kanë lidhje me familjet shqiptare. Në vijim te veprimtarive në bashkëpunim me Universitetin Popullor të Koprit do të zhvillohet në ambijentet e SH.K. “Iliria” në Koper kurs 100 orësh falas për njohjen e kompjuterit për të rritur (RPO). Do të fillpjë më 6 dhjetor, çdo të premte dhe të hënë, nga ora 17:00 deri në 20:00 Literatura kompjuterike për të rritur (shkurtuar RPO) është një program arsimor i vlefshëm publikisht për të rriturit për të përvetësuar dhe rritur nivelin e shkrim-leximit dhe aftësive bazë. Edhe një ndalesë e shkurtër në një nga qytetet historike të Sllovenisë që ofron shumë histori frymëzuese: në Piran. Së bashku me Miket Vitore Stefa Leka e Farida Zmijani Ramadani, shëtitëm nëpër specialitetet më të rëndësishme të qytetit me devijime në mjedisin e gjelbëruar. Padashje duke dalë për një shëtitje, nga vizitore u shndërruam në eksploruese të karakterit të vërtetë të qytetit më të bukur në bregdetin slloven që u rrit me ndihmën e kripës. Kriporat e Piranit, edhe sot prodhojnë lulen e kripës me metoda të vjetra, kjo ishte arsyeja pse qyteti piktoresk mesdhetar është i rrethuar me mure, pas së cilës ecëm deri në kisha San. Giorgio me pamje të mrekullueshme ku duken gjithë atraksionet kulturore të qytetit, nga më piktoresket mesjetare të Sllovenisë. Shpella e Postojnës Në vazhdim vizituam Postojnën një qytet në Slloveni, 35 kilometra nga Trieste, nje nga atraksionet me te njohura turistike ne Slloveni, ku ndaluam me Miket Vitore Stefa Leka e Farida Zmijani Ramadani në Shpella e Postojnës, e famshme për hekurudhën e parë që kalon në një shpellë në botë, e cila funksionon prej 140 vjetësh. Në shpellën Postojna, përjetuam mahnitshëm një sërë shpellash, 2 milion të vjetra dhe rreth 24 km të gjata nëntokësore. Treni elektrik, na çoj në një shpellë të malit të madh për një distancë prej rreth 4 kilometrash dhe që mund të ecësh 2 kilometra përreth stalagmites dhe stalaktites, në vizitën që zgjati rreth 1,5 orë. Ne akuarium soditëm salamandren misterioze dhe te rralle te shpellës, të quajtur Bebi Dragon që jeton në errësirën e përjetshme të shpellës, të cilët kanë emocionuar imagjinatën e njerëzve për shekuj. Pastaj vazhduam udhëtim me mikun Besim për në kështjellën Predjama, e cila është e famshme në botë dhe shtrihet në gojën e shpellës mbi një shkëmb 123 metra të lartë, 9 km larg shpellës me nje pamje pitoreske . Kalaja u përmend për herë të parë në 1274 me emrin gjerman Luegg, kur Patriarku i Aquileia e ndërtoi kështjellën në stilin gotik. Kalaja u ndërtua nën një hark natyror shkëmbor të lartë në mur guri për të vështirësuar aksesin në të. Më vonë u përvetësua dhe u zgjerua nga familja fisnike Luegg, e njohur edhe si Kalorësit e Adelsberg. Sipas një legjende popullore, por të pabazuar, Erasmus u tradhtua nga një prej njerëzve të tij dhe u vra nga një e shtënë nga një top në tualetin e tij. Pas rrethimit dhe shkatërrimit të kështjellës origjinale, rrënojat e saj u blenë nga familja Oberburg. Në vitin 1511, kështjella e dytë, e ndërtuar nga familja Purgstall në dekadën e parë të shekullit të 16-të, u shkatërrua nga një tërmet. Në 1567, Archduke Charles i Austrisë ia dha me qira kështjellën Baronit Philipp von Cobenzl, i cili e pagoi atë pas 20 vjetësh. Në 1570, kështjella aktuale u ndërtua në stilin e Rilindjes, pranë një shkëmbi vertikal nën fortifikimin origjinal mesjetar. Kalaja ka mbetur në këtë formë, praktikisht e pandryshuar, deri në ditët e sotme. I paharrueshëm do të mbetet edhe qendrimi në Hotel Delfin me një pozicion të jashtëzakonshëm buzë detit, pikërisht mbi marinën e Izolës. Vlerësuese janë relaksi në pishina dhe masazhi me ujë të nxehtë deti. në Isola, ku kaluam një drekë te këndshme pranë detit në Restorant Trattoria Casthaus me pronar mikun e Vitores shqiptarin Fadil nga Kosova. Kozeta Zavalani

Please follow and like us: