Zana Tako: Në tramvajin e kohës
Hipur në tramvajin e kohës,
stacioni im ishe ti,
pak minuta, pak orë, pak ditë,
por shumë dashuri.
*
Zbrita në tokën e shpirtit tënd,
veshur me diell,
zbukuruar me hënë.
*
Dritë yjesh farfurinin gushës tënde,
i miri im,
ç’lule kishe mbjellë në lëndinë?
*
Me vello të mbështillja,
me puthje më rrëmbeje,
tramvaji i kohës nuk ndalonte,
stacion tjetër nuk kërkonte.
*
Çfarë është ndjenja i miri im?
Është magjepsje, është fluturim,
ku dehesh me lumturinë,
se përqafohesh me dashurinë.
Nëntor 2024.
Please follow and like us: