Sejmen Gjokoli: JO MË “DASËM PA NUSE”…
Shumë mirë Tirana, kryeqyteti ynë dmth, që ka filluar të bëjë manifestime e parada të mëdha për Festën e Pavarësisë por, personalisht, pikërisht në këtë ditë dua ta ndaj një mendim e një thirrje bashkë:
Mos do ishte më mirë që përpara se të bëheshin gjithë këto parada kombëtare e ndërkombëtare ti ngrihej një Shtatore Burrit të Ndritur të Kombit, themeltarit të Shtetit të Parë Shqiptar, Ismail Qemalit, dhe të ngrihej bash mu aty krye të vendit të kryeqytetit tonë të dashur?!
Do parë kjo punë se mirë në Shekullin e Parë që s’u bë që s’u bë por as në të Dytin Shekull s’do mund të bëhet një akt i tillë nderimi për Atin e Burrin e Madh të Kombit?
Fjalët, fjalimet e manifestimet sado shpirtërore të jenë “i merr era”, harrohen; bustet, shtatoret apo monumentet e merituara, mbeten.
E nëse ende kjo nuk ndodh, të paktën të kursehen “daullet” e mëdha se ngjan vërtet si një “Dasmë pa nuse” se nuk dua të them edhe një sfidë e hapur që kërkohet t’i bëhet “Kryeqytetit” të Pavarësisë e Flamurit.