Senad Guraziu: Liria dhe pleqëria – Berisha i lirë, por dhe Biden i lirë!
(senad guraziu – ap, n 24 – koment, opinion, 2 “centë” të mendimit nga unë)
…unë them z. Berisha kurrë t’mos i kthehet politikës, kurrë, kurrë, kurrë… dhe prapë kurrë – mediat shqiptare duke bërë bujë, “Berisha i lirë”, anise i lirë ishte në shtëpinë e vet, por tani gjyqtarja Flojera Davidhi ka vendosur 100% i lirë, mund të shkojë kah të dojë dhe ku të dojë – hm, euforia e mediatikëve e ka në kuptimin e “aspektit politik”, e kuptoj këtë, por vallë çfarë iu dashka Berishës ndonjë liri tjetërfare, ndonjë liri më e madhe se t’jetë i lirë dhe i denjë, Berishës i duhet liria sa t’merr frymë lirshëm dhe denjësisht (i panjollosur mundësisht), asnjë tjetër lloj lirie nuk i duhet Berishës…
…gjithçka i ka kufijtë e vet – edhe Presidenti Biden i lirë, pati vendosur të largohet vetë, vullnetarisht… qebesa dhe Berisha (nëse më dëgjon mua) do duhej të rehatohej diku në pleqërinë e vet, sa me qetë e denjësisht, Presidenti Biden ia diti “hallin pleqërisë” dhe u largua nga kampanja presidenciale, secili plak-xhufurrak i kësaj bote do duhej ta dinte, e sidomos “Berishat” e politikës shqiptare, sepse çfarë është mjaft është mjaft, është mjaft, mjaft, mjaft…
…në foto: disa nga Anëtarët e Gjykatës së Posaçme, me ambasadoren amerikane Yuri Kim (djathtas “rrethuar” me të kuqe Flojera Davidhi – në Tetor 2022, Keshilli i Lartë Gjyqësor i Rep. së Shqipërisë e emëroi gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit).