Dea Toçi: Tri pika…
S’dinim ç’thonim e pak nga frika
mbyllëm vargun me tri pika,
fshehëm ndjenjën asgjë s’thamë,
peng të tjetrit veten lamë.
*
Qindra pyetje i venitëm
kult tonin heshtjen ngritëm,
u mbërthyem në mëkat
kur tri pikat vumë në varg.
*
S’e lexuam njëri-tjetrin
s’ditëm vallë a nuk deshëm,
historisë i vumë tri pika
edhe terrin përjetë veshëm.
*
Të pllakosur nga mosdija
në tri pika humb magjia,
historinë në gjys’ e lamë
vumë tri pika më s’u pamë…
Please follow and like us: