Shkrimtarët që u bënë bashkë kundër romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, zbardhet raporti sekret! Xhelozia ndaj “të përkëdhelurit të Perëndimit”
Për herë të parë shfaqet në formë të digjitalizuar filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur”. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave njoftoi se ky film, realizim i regjisorit Dhimitër Anagnosti në vitin 1979, mbi skenarin e romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, ekranizohet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, si pjesë e repertorit të filmave të përzgjedhur për t’u shfaqur me këtë rast, në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF).
Një gjeneral (Bujar Lako) dhe një prift italian (Guljelm Radoja) arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali me priftin, të porositur nga Beti (Rajmonda Bulku), kërkojnë edhe eshtrat e bashkëshortit të saj të vdekur, një koloneli të njohur, dhe zbulojnë se ai ka përdhunuar një vajzë të re dhe është vrarë nga e ëma e saj, plaka Nicë (Roza Anagnosti). Filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” do të shfaqet nesër, ora 18:00, në “Auditorium”-in pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit, DPAja synon që përmes kinematografisë, duke ruajtur kthjelltësinë ndaj ngarkesës ideologjike të filmave, t’i njohë të rinjtë me të shkuarën e vendit.
RESTAURIMI
Projekti i radhës i restaurimit sa i përket filmave të kinematografisë shqiptare të para viteve ‘90, është “Kthimi i ushtrisë së vdekur”. Filmi, me një kast emrash nga më të shquarit e artit shqiptar, mban firmën e të madhit Anagnosti dhe është prodhim i vitit 1989. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunimin me laboratorin Augustus Color vjen me këtë projekt në kuadër të 80-Vjetorit të Çlirimit të vendit, si një homazh për njeriun; për ata që luftuan, ata që vuajtën pasojat e luftës dhe për ata që ranë duke mbrojtur kauzat e atdheut. Filmi, me një kast emrash nga më të shquarit e artit shqiptar, mban firmën e të madhit Anagnosti dhe është prodhim i vitit 1989.
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në bashkëpunimin me laboratorin Augustus Color vjen me këtë projekt në kuadër të 80-vjetorit të çlirimit të vendit, si një homazh për njeriun; për ata që luftuan, ata që vuajtën pasojat e luftës dhe për ata që ranë duke mbrojtur kauzat e atdheut. Premiera e variantit të restauruar të filmit do të mbahet më 25 nëntor 2024, në Kinema Millennium, Tiranë. Filmi, me skenar e regji të Dhimitër Anagnostit, bazohet mbi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë. Kompozitori i filmit është Gjon Simoni, operator Bardhyl Martiniani, piktor Kleo Nini e kostumografi nga Durim Neziri. Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e mirënjohur Bujar Lako, Guljelm Radoja, Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Kastriot Ahmetaj, Vasillaq Godo, Raimonda Bulku, Liza Vorfi, Birçe Hasko, Andon Qesari etj.
KRITIKAT
Suksesi i romanit nxiti xhelozinë e shkrimtarëve në Shqipëri. Brezi i vjetër i shkrimtarëve dhe kritikëve u zemërua jashtëzakonisht: “Ky roman u botua nga borgjezia dhe kjo nuk mund të pranohet”, – thuhet në një raport të policisë sekrete në atë kohë. Shkrimtarët tjerë u bënë bashkë kundër “të përkëdhelurit të Perëndimit”. Në roman kishte injoruar realizmin socialist, mungonte heroi pozitiv dhe nuk përmendej Partia. Ai u prit keq nga kritikët zyrtarë dhe u injorua. Derisa shkrimtarët zyrtarë shkruanin për diellin ideologjik që ngrohte të gjithë komunistët njësoj, Kadare nuk do t’ia hiqte retë as shiun tokës shqiptare në veprën e tij.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një roman i shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u botua më 1963 në Tiranë. Së pari, doli në shtyp si një tregim në vitin 1962 dhe më pas u përpunua dhe erdhi si roman vitin pasues po në Tiranë. Vepra u përkthye në disa gjuhë tjera dhe i dha autorit njohje ndërkombëtare. U vlerësua nga gazeta e njohur e Parisit “Le Monde” si një ndër 100 librat e shekullit XX. Vepra frymëzoi dhe u përshtat në zhanre të tjera të artit, si filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” i Dhimitër Anagnostit dhe përshtatja në filmin dramatik “Il Generale dell’armata morta” të italianit Luciano Tovolit më 1983. Rreth 20 vjet pas luftës së dytë botërore kur Europa jetonte luftën e ftohtë. Në një anë të bllokut një gjeneral italian emërohet me një mision po aq të vështirë por edhe të ndershëm në kërkim të eshtrave të ushtarëve të italian të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Qeveritë kishin bërë një marrëveshje, gjenerali do të kapërcente brenda kufirit që izolonte Shqipërinë. Gjenerali i shoqëruar nga një prift nisen drejtë Shqipërisë, vend për të cilin kishin dëgjuar si të egër nga relievi dhe njerëz të zymtë. Udhëtimi i dy të huajve duke ndjekur hartat, lista emrash dhe gërmime të ushtarëve që u kthyen banorëve dhe një herë plagët që u la lufta. Fusha me varre ku italianë e shqiptarë qenë bashkuar. Gjenerali kërkonte atë, veçanërisht atë, Kolonelin Z, i cili ndryshe nga të tjerët i rrëzoi edhe më shumë gjeneralit krenarin që i kish mbetur edhe se e dinte që po tërhiqte mbrapsht disa të humbur.
Ishin pikërisht eshtrat e Kolonelit Z ,që e përballën Gjeneralin me shumë sfida ,stërmundim fizik, por edhe një shkatërrim psikologjik që e çon në humbje të vetëdijes. Kjo si pasojë e bëmave famëkeqe që Koloneli Famëmadh kish lënë në këtë vend. As i rënë në luftë e as i varrosur ndershmërisht. Koloneli i vrarë nga duart e një gruaje (plaka Kune) dhe i varrosur po nga duart e saj në pragu e shtëpisë. E rënd ishte gjëma që i kishte bërë asaj familje ,vrau burrin dhe vajzën e saj. Eshtrat e tij kurrë nuk përfunduan tek familjarët që e kërkonin, por humbën në lumë.
NGJARJA
Ngjarjet zhvillohen rreth 20 vjet pas luftës së Dytë Botërore kur Europa jetonte luftën e ftohtë. Një gjeneral emërohet me një mision po aq të vështirë, por edhe të ndershëm në kërkim të eshtrave të ushtarëve italian, të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Qeveritë kishin bërë një marrëveshje, sipas së cilës gjenerali i shoqëruar nga një prift do të nisnin misionin e tyre drejt një vendi për të cilin kishin dëgjuar se kishte riliev të egër dhe njerëz të zymtë. Udhëtimi i dy të huajve shoqërohet me shqyrtime hartash, lista emrash dhe gërmime varresh, me qëllim që t’u kthenin familjarëve eshtrat e familjarëve. Ky proces u kthen banorëve dhe një herë plagët që u la lufta.
Fabula e filmit fokusohet veçanërisht tek Koloneli Z, i cili kërkohet me përparësi nga Gjenerali, me kërkesën e Betit, gruas së Kolonelit të ndjerë. Gjetja e eshtrave të kolonelit ia rrëzoi edhe më shumë Gjeneralit krenarinë që i kish mbetur. Ishin pikërisht eshtrat e Kolonelit Z ,që e përballën Gjeneralin me shumë sfida, stërmundim fizik, por edhe një shkatërrim psikologjik që e çon në humbje të vetëdijes. Kjo si pasojë e bëmave famëkeqe që Koloneli kish lënë në ato zona ku po bëheshin kërkimet, pasi ai as kishte rënë në luftë dhe, as nuk ishte i varrosur ndershmërisht. Koloneli ishte vrarë nga duart e një gruaje (plaka Nicë) dhe i ishte varrosur po nga duart e saj në pragu e shtëpisë, si shenjë hakmarrjeje për faktin se Koloneli kishte vrarë burrin dhe vajzën e saj. Fati i eshtrave të Kolonelit Z, erdhi siç ai e meritonte, ranë e humbur në lumë duke marrë mbi vete mallkimin më të rëndë që mund t’i bëhet një njeriu: humbja e eshtrave.
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i konsideruar si një nga veprat më të mirat të shkrimtarit Ismail Kadare, ka njohur disa vënie në skenë apo ekranizime. Për herë të parë, vepra është vënë në skenë edhe në Teatrin Kombëtar të Tiranës në vitet ‘70. Menjëherë pas kësaj vënie në skenë vepra u ekranizua në vitin 1975 nga Radio Televizioni Shqiptar, me regji të Vladimir Priftit. Filmi u prezantua me të njëjtin titull që kishte edhe libri, ndërsa rolet kryesore u interpretuan nga Sandër Prosi, Pjetër Gjoka, Prokop Mima, Violeta Manushi, Ilia Shyti, etj. Ndërkohë në vitin 1989, ishte regjisori Dhimitër Anagnosti që merr përsipër të realizojë një film, duke shkruar edhe skenarin e tij, si produkt i Kinostudios Shqipëria e Re, bazuar mbi të njëjtin roman. Në film interpretuan aktorët Kastriot Ahmetaj, Roza Anagnosti, Rajmonda Bulku, Guliem Radoja, Bujar Lako, Ilia Shyti, Liza Vorfi, etj.
Filmi u prezantua me titullin “Kthimi i ushtrisë së vdekur”. Është për t’u shënuar fakti se me këtë film aktori Bujar Lako u nderua me Kupën e Festivalit si aktori më i mirë në rolin e Gjeneralit. Por fama e Gjeneralit i kaloi shumë shpejt kufijtë e vendit. Jo vetëm me përkthimin e librit në gjuhë të huaja, por edhe me një tjetër ekranizim, kësaj radhe ndërkombëtar. Bazuar tek libri u realizua një nga produksionet filmike me interesantë të romanit “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” të Ismail Kadaresë, kjo për faktin se dy aktorë të përmasave ndërkombëtare dhe në kulmin e shkëlqimit të tyre, Marcello Mastroianni dhe Michel Piccoli u bënë interpretues të dy roleve kryesore në film, të Gjeneralit dhe priftit. Bëhet fjalë për një bashkëpunim italo-francez, me regji të italianit Luciano Tovoli në vitin 1983. Në atë kohë ishte entuziazëm i vërtetë që kinemaja franceze, të kthente sytë tek realiteti shqiptar dhe të trajtonte një temë shqiptare. Paraprakisht, kishte një marrëveshja me Kinostudion “Shqipëria e Re” për xhirimin e filmit në Shqipëri me pjesëmarrjen e disa aktorëve shqiptarë.
Michel Piccoli investoi gjithë kapitalin e tij për të realizuar filmin si bashkëproducent dhe më pas erdhi në Shqipëri bashkë me regjisorin italian Luciano Tovoli për të grumbulluar materiale dhe për të parë vendet e xhirimit. Por pas prishjes së marrëveshjes mes dy vendeve pikërisht në lidhje me filmin, secila palë e përfshirë mendoi ta realizonte veçmas filmin. Kështu pala italo-franceze realizon filmin me pjesëmarrjen e dy aktorëve të njohur italianë në vitin 1983. Por ky variant fatkeqësisht nuk u xhirua në Shqipëri, aty ku Kadare kishte vendosur ngjarjet, për shkak të prishjes së marrëveshjes. Filmi doli me titullin “Il Generale dell armata morta” dhe u cilësua nga kritika italiane si “një histori që shkon kundër valës së mitit të “italianëve si njerëz të mirë”. Regjisori italian Luciano Tovoli së bashku me producentët për ta bërë filmin sa me origjinal me ambientet shqiptare, u detyruan të filmonin në Jug të Italisë, në Kalabri. Për të plotësuar personazhet në film me karaktere të ngjashme me shqiptarët e romanit të Kadaresë, ata morën figurantë arbëreshë, por qe e ulen shume cilësinë e filmit, sipas kritikëve të kohës. Por falë tyre në filmin me subjekt shqiptar, pati shqiptarë. Gjashtë vite më vonë, Kinostudioja Shqipëria e Re do të realizonte filmin e ’89-ës me regji të Dhimitër Anganostit.