Albspirit

Media/News/Publishing

Ibrahim Vasjari: Dadanit

Derën e Dalane ç’e goditën fort

Tri mandata radhë, ardhur në një mot.

*

I treti, Dadani, mbeti lart në çetë,

Më i vogli djalë, më i madhi dert.

*

Me vështrim nga shokët, ç’e mundonte vallë?

Diçka belbëzoi… desh të thosh një fjalë.

*

Desh të thosh një fjalë, po e la përgjysmë.

Befas perëndoi, vetullat iu ngrysën.

*

Vdekja nëpër buzë vodhi gjysmën tjetër

Kushedi se ç’ishte: amanet a letër?!

*

…Po shokët e dinin, ia thanë me këngë.

Zogjtë cicërinin gjysmën e pathënë.

Shënim: Kushtuar dajës tim, Dadan Dajlani, dëshmor i Brigadës V Sulmuese. Në lagjen ‘’Hajro Cakërri’’ Vlorë, rruga pranë shtëpisë së tyre të vjetër sot mban emrin e tij.

Please follow and like us: