Albspirit

Media/News/Publishing

Senad Guraziu: Drejt suksesit si shigjetë (diç si raport vjetor)


(s. guraziu – ap, n 24 – 8 muzika, gjatë 1 viti, 150 “shikime” dhe 8 “pëlqime”)

[ ngjitur: statistikat e “views” në youtube, atje shfaqen në një vend grumbull, e lehtë dmth. 1 “screenshot” duhet ]

…diç si raport vjetor për muzikat në youtube dhe soundcloud – mrekullia vetë, pas 1 viti të postimit të muzikave në kanalin tim të youtube, ka aty nja 8 muzika, dmth. përafërsisht i bie sa 1 album përnjëmend i Majko-Xheksonit, apo i Blerona Qerremetit, apo i ndokuj tjetër, dmth. si shembull i mesatares pasi disa albume mund t’i kenë dhe 10, 12 e më shumë muzika) kanali i paska 7 “subscribers” dhe 153 “views” gjithsej (madje ndoshta dhe këto janë “vizita” të robotëve, vetë s’kam si ta di), dhe po ashtu këto 8 muzika i kishin nja 8 “likes” – një video tjetër që s’është “muzikë e imja” (por e pata montuar, diç si tribut muzikal me muzikën e Jan Hammer të “Miami Vice, 1984”) i kishte rreth 2500 “views” dhe 34 “likes”, edhe kjo qesharake, anise krahasuar me ato tjerat i bie t’jetë lule – dmth. e qartë, rrugë e mbarë në youtube, drejt suksesit si shigjetë:).

…ndërsa në Soundcloud i pata postuar 5 prej tyre (2 të fundit s’i ka as 1 javë – të njëjtat janë dhe në Fb), kanalin në Soundcloud e pata hapur para 5 muajve, deri sot këto 5 muzika mund t’i kenë patur nja 10 dëgjime gjithsej, imagjinoje dmth. sukses i paparë : )

…sidoqoftë, Fb më çuditi (e pashë dje a pardje) madje vetëm njëra nga muzikat (si “remix” i këngës së Ava Max), fillikat i kishte mbi 200 klikime dhe + e kishte 1 zemër t’kuqe, ia kishte falë dikush, s’e prisja nga Fb, s’kam auditorium në Fb, duke pandehur s’i dëgjon kush aty përveç nja 4-5 vizitorëve të rastit).

Please follow and like us: